Poezia që sjelli shpirtra të ndryshëm nga bota...

Kultura

Poezia që sjelli shpirtra të ndryshëm nga bota...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:34
Kozeta Zavalani, pjesëmarrëse dhe kontributin e saj në Festivalin poetik Ndërkombëtar në Rumani

Poezia për mu – na tha në Kozeta Zavalani pjesëmarrëse e këtij festivali është një mister i fshehur në hapësirë, është si një fjalim dhe heshtje njëkohësisht, dhe nganjëherë një britmë. Kjo na jep një shans për një përmbushje fiktive të mundësive të parealizuara e cila është një mundësi për të realizuar perceptimet dhe dëshirat tona në botën më të mirë të mundshme

Nga biseda që e zhvilluam me publicistin, gazetaren, shkrimtaren, poeten dhe fituesen e shumë  çmimeve nga aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me e aktivitetin që u zhvillua në Festivalin letrar ndërkombëtar i cili u mbajte ne Rumani Kozeta Zavalani në mes tjerash na tha:” Ky Festival Ndërkombëtar Poetik në Rumani, e ka fillua aktivitetin e vet që nga viti 1997 me programet e pasura vjetore të Fondacionit Ndërkombëtar dhe Organizatës Kulturore. Iniciatorët  dhe organizatorët e këtij festivali ishte poeti Dumitru. Ky festival poetik ndërkombëtar, brenda vendeve të Evropës Qendrore, është bërë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të festivaleve të mëdha si në Struga, në Spanja, në Kolumbi, në Kanada e vende të tjera. Ky festival u mbajte në qytetin Kurtea de Argesh, që ndodhet njëqind e dyzet kilometra larg Bukureshti i vendosur ne afërsi të e maleve Fagaras, ku takohen bukuritë e rralla natyrore të luginës së Arges, në jug të Meridionali të Karpateve. 

Ky Festivali tradicionalisht ndërkombëtar  ishte një ngjarje unike kulturore e leximeve të poezisë, prezantimeve të librave, hapjen ekspozitave të pikturës, si dhe një prezantim të muzikës popullore rumune. Në këtë festival u bë  përzgjedhja e veprave poetike të pjesëmarrësve të festivalit të botuar në një antologji me dy vëllime në versionet e gjuhës origjinale dhe përkthimeve e tyre në gjuhën rumune dhe atë angleze. Ky Festival

Ky Festival  ishte një ngjarje unike kulturore e leximeve të poezisë, prezantimeve të librave, hapjen ekspozitave të pikturës, si dhe një prezantim të muzikës popullore rumune

Ndërkombëtar  është konceptuar si një shfaqje e pandërprerë poetike nga muzika tradicionale rumune, ekspozita arti, librave, valleve popullore rumune, vizita në kështjellat,  udhëtime në malet Karpate, manastire, kisha e objektet te tjera me rëndësi historike, fetare. Poetë nga dyzet shtete të ndryshme të botës të cilët ishin pjesëmarrës të këtij festivali ndërkombëtar poetik, i cili  kishte nga një pjesëmarrës për çdo shtet dhe  miq të  tjerë të talentuar, me të cilët këmbyem përvojat tona artistike e shijuam poezi në gjuhët kombëtare, si dhe të përkthyera në rumanisht e anglisht. Poezia për mu – na tha në vazhdim të bisedës Kozeta është një mister i fshehur në hapësirë, është si një fjalim dhe heshtje njëkohësisht, dhe nganjëherë një britmë.

Sipas mendimit tim, kjo jep një shans për një përmbushje fiktive të mundësive të parealizuara, është një mundësi për të realizuar perceptimet dhe dëshirat tona në «botën më të mirë të mundshme. Në të vërtetë poezia sjell shpirtra të ndryshëm nga vende të ndryshme si Argjentina, Kolumbia, Brazili, Amerika, Anglia, Norvegjia, Meksika, Turqia, Polonia e vende tët tjera të botës. pranë njëri-tjetrit. Ata, nëpërmjet poezisë preken litarët e brendshëm të zemrave dhe mund të krijojnë një simfoni të shpirtrave njerëzorë që vallëzojnë me melodinë e përjetësisë. Gjuha komunikon me njerëzit dhe kohën, natyrën dhe shpirtin. Format mund të ndryshojnë, por esenca mbetet e njëjtë dhe e fuqishme nëse krijuesi mund të shprehë talentin e tij ose saj me dinjitet dhe elegancën e duhur. Ditën e fundit të këtij festivali bashku me miken nga Turqia Lusan Biçakçi, vizituam Bukureshtin, duke filluar dhe Ambasadës Shqiptare, ku me kënaqësinë e zhvilluam një bisedë me ambasadorin shqiptarë në Bukuresht - Ilir Tepelenën, të cilit Kozeta ia dhurova disa nga librat e mi dhe e falënderoi  për mikpritjen që ia bënë- duke i uruar suksese të mëtejshme. Bukureshti kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Rumanisë, si dhe qendra e saj kulturore, industriale dhe financiare ndodhet në juglindje të vendit, në veri të lumit Danub. Ajo u bë kryeqyteti i Rumanisë në vitin 1862 dhe është qendra e medias, kulturës dhe artit rumun. Arkitektura e saj është një përzierje e historisë epokës komuniste dhe moderne. Në periudhën  në mes  dy Luftërave Botërore, arkitektura elegante e qytetit dhe sofistikimi i elitës së saj i dhanë Bukureshtit pseudonimin e "Little Paris". Megjithëse ndërtesat dhe rrethet në qendrën historike të qytetit u dëmtuan rëndë nga lufta, tërmetet dhe mbi të gjitha sistematizimit, shumë mbijetuan. Në vitet e fundit, qyteti ka përjetuar një bum ekonomik dhe kulturor. Bukureshti është qyteti i gjashtë më i madh në Bashkimin Evropian nga popullsia brenda kufijve të qytetit, pas Londrës, Berlinit, Madridit, Romës dhe Parisit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat