Labirinti im i dashurisë

Kultura

Labirinti im i dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:58
Jan Kosova

Dëshira e mendime vijnë e shkojnë valë, valë
Ndoshta i kam thurur mjaftë poezi dashurisë
Vështroj rreth meje një labirint plotë me fjalë
Kam ngelur unë në labirintin tim të poezisë

Dëshira e mendime vijnë e shkojnë valë, valë
Si një mysafir i paftuar në fushën e letërsisë
Në mëngjës dua të rri, në mbrëmje dua të dalë
Kam ngelur unë në labirintin tim të poezisë

Dëshira e mendime vijnë e shkojnë valë, valë
Ndoshta i kam thurur mjaftë vargje lumturisë
Nuk dua ta gjëjë daljen, vetëm sillem vërdallë
Kam ngelur unë në labirintin tim të dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat