Verim Zendeli me ekspozitë në Nju Jork

Kultura

Verim Zendeli me ekspozitë në Nju Jork

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:54

Artisti i njohur, piktori Verim Zendeli nga Negotina e Gostivarit të enjten nga ora 18:00 deri më 20:00 në galerinë MC në New York do ta hap ekspozitën e tij të njëmbëdhjetë me rradhë të cilën e titulloi “Vetmia me njerëz”. Në këtë ekspozitë do të prezentohet me 16 piktura kryesisht vaj në pëlhurë dhe me akrilik.

Në këtë cikël të pikturave që do t’i ekspozon artisti në Nju Jork, dominon portreti i femrës i kompozuar në mënura të ndryshme dhe me elemente tjera simbolike. Për më tepër rreth krijimtarisë së tij në katalogun e ekspozitës ka shkruar profesori universitar Arlind Farizi.

Kjo ekspozitë është e përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe nga Komuna e Vrapçishtit.

Përndryshe Verimi në këtë galeri ka ekspozuar edhe para gjashtë vitesh si dhe në shumë vende tjera të botës edhe atë në Paris, Dizhon, Tiranë, Shkup, Prishtinë etj. Ka marr pjesë në dhjetra ekspozita grupore dhe koloni artistike ndërkombëtare dhe kombëtare.

Verim Zendeli i takon gjeneratës së re të artistëve figurativë, ku ka një bagazh të madh me aktivitete të shumta dhe me ekspozita jashta dhe brenda vendit. Në vitin 2007 diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës si dhe në vitin 2013 magjistroi në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës te klasa e Prof. Zake Prelvukaj. Eshtë anëtar i Shoqatës së Artistëve të Maqedonisë, jeton dhe vepron si artist i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat