“I huaji “i Albert Kamy-së dhe metamorfoza e tij në kohët e sotme moderrne

Kultura

“I huaji “i Albert Kamy-së dhe metamorfoza e tij në kohët e sotme moderrne

Nga: Sejdo Harka Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Të shkruash për jetën dhe veprimtarinë krujuese të Albert Kamy-së,duhen faqe të tëra, por  ne në këto shënime të shkurtëra ,do të ndalemi tek thelbi i filozofisë  egzistencialiste dhe absurdi i personazhit më të çuditshëm  të krijimtarisë së tij,që ai do ta  pagëzonte me emrin “Mërso”,ose siç quhet ndryshe“I huaji”.Por para se të ndalemi tek filozofia e këtij karakteri  sa real aq edhe metaforik, do të tregojmë me pak  fjalë ,se kush është në të vërtetë Albert Kamy.Ai , ashtu si dhe bashkëkohësit e tij Zhan-Pol Sartër e Gabriel Marsel, ka mbetur një nga përfaqësuesit më të mëdhenj  i rrymës  Egzistencialiste ,e cila  eci në gjurmët e filozofisë daneze dhe asaj gjermane të Pasluftës.Edhe pse është produkt i shoqërisë franceze të shekullit të XX,me filozofinë dhe talentin e tij,ai i ka tejkaluar kufijtë  kohorë dhe hapsinorë.A.Kamy u lind më 1913 në Algjeri ,nga një baba francez dhe një nënë spanjolle.Botkuptimi i tij është produkt i harmonisë mes fantazisë arabe dhe qytetërimit latin, që” noton” mbi elegancën e shpirtit të trazuar spanjoll.Edhe pse u diplomua për filozofi në Algjeri, tërë jetën ja kushtoi letërsisë dhe gazetarisë.Shëtiti gjithë botën,derisa  në vintin 1940 u vendos përfundimisht në Francë, ku zhvilloi një veprimtari të dendur shoqërore dhe letrare.Emri i tij u bë i njohur që në vitin 1942 ,me essenë filozofike “Miti i Sizifit”dhe romanin “I huaji”.Mjafton që lexuesi të lexojë këto dy vepra për të kuptuar, jo vetëm mesazhet universale, që ka dashur të përçojë ,por dhe filozofinë e stilin e tij të papërsëritshëm.Vlerat e krijimtarisë tij do të vazhdojnë të thellohen edhe në krijimtarinë etij të mëvonshme e veçanrisht në  romanet “Mortaja” dhe “Rënia”,si dhe në dramat “Kaligula”dhe”Të drejtat”.Ky gjeni i letrave botërore fatkeqësisht gjeti vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 Janar te vitit 1960, në një moshë të re, kur jo vetëm  Franca por dhe bota kishin nevojë për penën e tij të papërsëritshme.

Për të evidentuar disa nga vlerat e padiskutueshme të krijimtarisë së A.Kamy-së, ne po ndalemi tek kryevepra etij, romani  “ I huaji “ dhe veçanërisht tek personazhi më i realizuar ,Mërsoi.Karakteri i tij i  çuditshëm është bërë  simbol i njeriut absurd të  kohërave moderrne ,që ka tjetërsuar jo vetëm shpirtin e zemrën,por edhe gjakun e ëndrrën.Mërsoi është “i huaj”,jo vetëm për të tjerët ,por edhe për veten e tij.Ai shfaqet si “i huaj”edhe në varrimin e nënës,edhe para gjykatës, edhe para priftit  që kërkon ta shpëtojë nga vdekja.Mërsoi nuk pendohet as për krimin që ka kryer dhe fatin e jetës së tij e lë në dorën e një gjykate absurde.Edhe stili i këtij romani ,bile dhe vetë emiri  i këtij personazhi është” i huaj”.Këtej buron dhe titulli tepër kuptimplotë  i këtij romani.Vepra me karaktere të tilla të çuditshme mund të krijohen vetëm në laboratoret  krijuese moderrne të shkrimtarëve të  mëdhenj si Albert Kamy.Heroi kryesor i këtij romani,Mërsoi,nuk është një i huaj për çështje kombësie ,por një njëri i  çuditshëm ,që apsurditetin e tij e shpreh me mendimet dhe veprimet e tij absurde.Është kjo arsyeja që kritika letrare botërore e ka pagëzuar atë me një mori epitetesh metaforikë :”antihero,hero absurd,kriminel,viktimë,dështak,Krisht,antikrisht ...Këto tipare  që janë pjellë e shoqerisë së kohës, janë bërë shfaqje e shpitrit të tij të gjymtuar.Mësoi,ose siç quhet ndryshe “i huaji” i Kamy-së është një tip kontravers ,gjë që e gjen shprehjen në antinominë mes brendisë së telegramit  që përcjell lajmin e vdekjes së nënës dhe qëndrimit të tij indiferent.Pas marrjes së këtij telegrami,ai jo vetëm që nuk qan mbi varrin e nënës së tij,por që të nesërmen shkon në plazh me të dashurën .Kur një shoku i tij grindet me dy arabë,aq sa është gati të përdorë revolen,Marsoi ja merr për të larguar sherrin, por  papritur e përdor vetë ,duke vrarë njërin prej tyre në rrethana që as vetë nuk e kupton.Ky veprim absurd i tij dënohet me vdekje nga drejtësia ,duke u nisur jo nga shkalla e fajit, por vetëm nga paragjykimi moral absurd i gjykatësit, i cili arsyeton : ”Në se një njëri nuk derdh lot as mbi varrin e nënës së vetë,ai ka një zëmër krimineli ,që meriton dënimin me vdekje”.Mërsoit të Kamy-së nuk i intereson jeta ,por krenaria,morali dhe e vërteta absurde.Në gjygjin e tij ai është indiferent ,aq sa duket sikur në gjygjin e tij flasin jo për të, por për një njëri tjetër.Ai nuk orvatet as për t’u mbrojtur.I huaji i Kamy-së, është e vërtetë që ka lindur në mjediset franceze ,por për shkak të universalitetit të kësaj figure, “sozia” e saj,edhe sot  rend mespërmes globit ,duke lënë pas klithmat e një “të huaji”, që sa vjen e bëhet më absurd.Këtë “të huaj “ të çuditshëm e shohim të rendë i llahtarisur përmes “mjegullsirash  e tymnajash” edhe mbi  trojet tona,Ai  mbetet” klisheja “ e tjetërsuar më  e çuditshme ,sepse absurditeti i shoqërisë sonë në kohë të ndryshme, kanë qënë  dhe vazhdojnë të  mbeten  tepër të çuditshme.

Prandaj “mërsojtë shqiptrarë” ,jo vetëm  janë shëmbëlltyra më e keqe e “të huajit” të Kamy-së, por  në kohra  ekstreme i kanë  kapërcyer kufijtë e arsyes njerëzore.Kjo është produkt i traumave shoqërore dhe shpirtërore që shfaqen tek diktaturat çnjerëzore dhe tranzicionet e egra  që kemi kaluar për një kohë të gjatë.Shtypja dhe skllavëria,padrejtësia dhe varferia e tejëskajshme janë bërë” toka e djegur dhe e infektuar”,mbi të cilën kohrat  do të mbillnin “çibanët”më absurdë të  rruzullit tokësor.Nëse “i huaji” i Kamy-së vdes për të thënë e mbrojtur të vërtetën,”mërsoi”shqiptar i periudhës diktaturës “hidhet mbi grykën e topit” ,duke thirrur: “ Rroftë partia”! Sozia  e çuditshme e këtij absurdi të kohës u bënë dhe figura të tjera tragjikomike e metaforike si ajo e xha Brahos ,i cili kërkon të vdesë për udhëheqësin, por nuk di si të vdesë.Anti heronj të tillë janë “mërsonjtë”,që lindi absurditeti i diktaturës së kohës.Ata i polli edukimi injeriut  në“ serat e bodrumeve të errta” të kohërave.Ata  janë  antiheronj  absurdë, që e falnin jetën për ata që i skllavëruan dhe i varfëruan deri në mjerim ekstrem.Mërsoi i Kamy-së takohet tre herë me vdekjen dhe nuk trëmbet asnjëherë prej saj,sepse është viktimë e moralit absurd.Vdekjen e nënës e sheh me sytë e vetë,ndërsa vdekjen e tij e sheh me sytë e të tjerëve.Përplasja mes këtyre dy këndvështrimeve e çon atë në tragjedi.Prandaj thelbi i mesazhit të këtij romani është protesta ndaj vdekjes dhe tjetërsimit të njëriut.Mungesa e lirisë,varfëria dhe politika trushpëlarëse e ka tjetërsuar Mërsoin e Kamy-së në një robot pa dhëmshuri e ndjenja,aq sa kur atij i propozojnë t’i japë lamtumirën e fundit nënës ai shprehet:”Ai trup i shtrië nuk është më nëna ime”.Mërsoi e ndjen veten të huaj në çdo qelizë ,sepse jo vetëm të gjithë nuk e kuptojnë ,por dhe luftojnë ta asgjësojnë, duke i dhënë shtymën e fundit drejt humnerës.Ai e ndjen se fati i tij drejtohet nga qëniet misterioze,nga gjumi,dielli,gjygji dhe vdekja.

Prandaj është një indiferent i çuditshëm, që as meret me politikë, as bën moral ,as synon karierë ,as ka frikë nga vdekja.Ai është frut i hidhur i ideologjisë trushpëlarëse të elitave politike,i mungesës së lirisë dhe i shurdhmemecërisë së pushtetarëve,i padrejtësisë dhe i pandëshkueshmërisë së atyre që jo vetëm  e konsiderojnë veten “Zeus”,por dhe vjedhin e grabitin popullin dhe shtetin  pa u ngopur kurrë.Mungesa e shpresës dhe dhe pasiguria, amullia dhe padrejtësia  kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë “robotë”absurdë ,që e ndjejnë veten “të huaj”, jo vetëm për familjen dhe shoqërinë ,por dhe për veten e tyre.Në mendjen dhe shpirtin e “të huajve” të tillë ,nuk gjen as ambicie,as xhelozi,as paragjykime as hipokrizi.Është kjo arsyeja që Mërsoin e Kamy-së nuk e dënojnë për fajin e tij, por se me veprimet e tij vë në pikpyetje normat e moralit shoqëror të kohës.Për gjykatësit, Mësoit duhet t’i pritet koka vetëm për të fshehur të vërtetën që ai mban brënda shpirtit.Si antihero tipik ,ai shkon drejt vdekjes ,vetëm për t’i qëndruar besnik së vërtetës.Ai nuk e vë lirinë në shërbim të jetës, por në shërbim të vdekjes ,gjë që e shpreh në sentencën absurde:”Gjithçka është e vërtetë dhe azgjë s’është e vërtetë”.”I huaji” i Kamy-së,Mërsoi ,ka dekada që rend mespërmes globit, herë” përmes telash me gjëmba ,herë mbi mbrekulli përrallore”,herë trushpëlarë e i mekur që nuk di se ç’bën dhe herë i tjetërsuar në vetëvrasës a vrasës mostruoz.Atë  fatkeqësisht e gjen edhe në gjirin e shoqërisë e të familjes së sotme shqiptare.Vëllai vret vëllanë e djali vret prindrit dhe më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.Ndërsa burri vret me çekiç gruan ,vetëm se ajo i kërkon lekët e pensionit për të ushqyer familjen.”Mërsonjtë e sotshëm” i shohim  herë të narkotizuar e herë vetvrasës të dëshpëruar,herë të tjetërsuar në”bombë”vrasëse e vetvrasëse e herë në grabitës monstruoz,që për të grabitur 9 mijë lekë  vret edhe komshiun dhe herë në vrasës serjal me pagesë.Mërsonjtë e kohëve moderrne u ngjajnë karaktereve tragjikomike të antikitetit.Po të qe gjallë Albert Kamy ,ndofta do të bënte një roman tjetër në brendinë e të cilit do të gjallonin” mërsonjë” të tillë ,më absurdë se absurditeti ,të cilët janë produkt i  frakturës së thellë të shoqërisë së kohës,që për fat të keq ,sa vjen dhe thellohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat