Kur të jemi të bashkuar e me vetëdije të zgjuar
E të kemi vullnet të fortë, dije e ndershmëri,
Jeta jonë në liri ka për t’u begatuar
Drita atë pjesë të territ ka për ta përpijë.
Ardhmëria e ndritur do të krijohet
Me besatimin tonë,ndërgjegjën, urtinë…
E shqiptari kur të vetëdijesohet
Për çdo punë për të marrur përgjegjësinë.
I lirë dhe krenar është në troje të veta
Kur shqiptari mundit dhe djersës së vet i gëzohet
E këndshme dhe me plot dritë i duket jeta
Para sfidave të jetës kurrë s’do të ligështohet.
Në rrugëtim të mbarë do të jemi
Për të hapëruar lehtë drejt ardhmërisë
Kur për prijetarë të ndriturit guximtarë t’i kemi
Që ia ndriçojnë rrugëtimin kombit drejt lumturisë
Të gjitha ligësitë tjera kur t’i luftojmë
Dinjitetshëm do të rrojë shqiptari
E të merituarit kur dimë t’i çmojmë
Gjithë jeta do të ndryshojë për së mbari.
Mos t’i ngjajmë pra, egjrës në ara
Që I dëmton grunishtet tona
E thërras ndërgjegjen për punë të mbara
Se Kosova martire dhe e lirë është e jona.