Libri me poezi i Lulzim Tafës vjen edhe në gjuhën maqedone

Kultura

Libri me poezi i Lulzim Tafës vjen edhe në gjuhën maqedone

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:31

Njëra ndër shtëpitë më të njohura botuese në Maqedoni “Akademksi Peçat”, ka botuar një përmbledhje me poezi të zgjedhura të poetit të njohur kosovar, Lulzim Tafa, me titull “Dali ti imas bolka” (“Ti a ke dhembje”).

Në parathënien e librit, studiuesi maqedonas Hristo Petreski, e ka quajtur Lulzim Tafën një poet me stil dhe gjuhë të veçantë, duke ia tërhequr vëmendjen lexuesit maqedonas për poezinë, siç e quan ai, të ngrohtë që sjell Lulzim Tafa në poezinë e tij.

Lulzim Tafa është i pranishëm në letërsinë shqipe për më shumë se dy dekada e gjysmë, duke qenë njëri ndër poetët më të përkthyer shqiptar në botë. Poezitë e tij janë përfshirë edhe në disa antologji botërore dhe është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për letërsi.

Krahas botimeve në shumë vende të botës, viteve të fundit është botuar edhe në vendet e ish Jugosllavisë, si në Sarajevë e Podgoricë, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit por edhe nga kritika letrare. Madje, dy shkrimtarët më të mëdhenj të vendeve të tyre, Jevrem Bërkoviq në Mal të Zi dhe Abdullah Sidran në Bosnjë e Hercegovinë, nuk kanë ngurruar ta cilësojnë Lulzim Tafën, njërin ndër poetët më të mirë të Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat