Rrezeart Galica, pjesë e Javës së Dizajnit Ndërkombëtar të Pekinit

Kultura

Rrezeart Galica, pjesë e Javës së Dizajnit Ndërkombëtar të Pekinit

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:18

Dizajneri nga Kosova Rrezeart Galica, do të marrë pjesë në Javën e Dizajnit Ndërkombëtar në Pekin.

Ekspozita që do të mbahet këtë shtator në Pekin të Kinës, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme sa i përket fushës së dizajnit në Azi.

Temat e kësaj jave përfshijnë rëndësinë ekologjike në bashkëdyzim me kulturën e dizajnit. Përmes komunikimit dhe kreacioneve do t’i tregojnë botës idetë për dizajnin bashkëkohor.

Ftesa për pjesëmarrje të Rrezeart Galicës, ka ardhë pas vlerësimit të punës si tij, nga organizatorët e kësaj jave dhe që ka shumë rëndësi për vendi tonë, që Rrezeart Galica përfaqëson Kosovën, edhe pse Institucionet e vendit, nuk i vlerësojnë aq sa duhet artistët dhe artin në përgjithësi.
Image
Ftesa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat