Vështrim i lagësht

Kultura

Vështrim i lagësht

Nga: Tahir Bezhani Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:31
Tahir Bezhani

Atje, larg vendlindjes

Në një copë toke tjetër

Rreshken  mendimet gacave

Mëri e kënaqësi ndezin zjarrin brenda

Vuaj në heshtje,

Mendimet lëvrojnë pafundësinë

Pickimet vazhdojnë lojën 

Një vërshim i lagësht shprese

Mbulon kupën qiellore

Çfarëdo që shikon syri

Duron zemra ime....

 

 

INTIME

Atje shume larg

Ku loton shpirti në vetmi

Shtrirë në barin e lagësht

Mëngjeseve të  hershme

Thithë ajrin e pastër

Shikoj qiellin e pafund

Kryqësore aeroplanësh në hapësirë

Fluturojnë nëpër botë

Vija të tymta mbesin,si vazhda malli

Zhurmë e brishtë që ngulitet në mendime

Sytë ndalonin  në vaji

Qerpikët ngrirë në kore, lëmashk malli

Shpirti  murmuriste,vetonte zjarr

Zemra rrapëllonte damarëve

Një këngë pa zë shprushte zjarrin

E thërriste malli vendlindjen

Shtrat qetësie tjetër nuk ka...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat