Bujanoc: Orë letrare me rastin e 10 vjetorit të Akademisë “Stoa”

Kultura

Bujanoc: Orë letrare me rastin e 10 vjetorit të Akademisë “Stoa”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:06
Orë letrare me rastin e 10 vjetorit të Akademisë “Stoa”

Në Pallatin e Kulturës, në Bujanoc, të hënën e 16 korrikut, Akademia “Stoa”, organizoi një orë letrare me rastin e 10 vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë manifestim letrar merrnin pjesë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Akademisë “Stoa”, profesor Bejzad Avdiu, ndjehet i priveligjuar të përshëndes praninë, në këtë orë letrare, të doktorit të shkencave didaktike, profesorit të Unitersitetit Europian të Tiranës Ylljet Aliçkaj, i cili ka publikuar disa libra në fushën e letërsisë artistike në prozë, duke u nderuar me çmime letrare dhe kinematografike, si dhe për faktin se është nga krijuesit shqiptarë më të përkthyer në gjuhët e huaja.

Po ashtu, profesor Bejzadi, falënderoi për pjesëmarrje në këtë orë letrare prof.dr. Sabile Keçmezi – Basha, historiane dhe letrare, pastaj prof.dr. Tefik Basha, Lindita Çela, gazetare e BIRNIT nga Shqipëria, e mikesha e Akademisë “Stoa”, nga Korça zonja Luiza Furtuna Agolli, një intelektuale e mrekullueshme e cila na ka ndihmuar në realizimin e disa emisioneve me personalitete të shquara të kulturës shqiptare në Shqipëri.

Në vijim të kësaj ore letrare me krijimet e tyre u prezantuan: Sabile Keçmezi – Basha, Mustafa Spahiu nga Shkupi, Veli Veliu, nga Bujanoci, Halim Hasani, krijues i aforizmit nga Dobrosini, Vaxhid Xhelili  nga diaspora etj.

Orën letrare të Akademisë “Stoa” e përcollën krijues dhe adhurues të fjalës së shkruar artistike, në mesin e të cilëve ishin edhe deputeti popullor Fatmir Hasani, drejtori i Pallatit të Kulturës Jetmir Ismaili, si dhe drejtorë të tjerë të institucioneve shkollore, profesorë dhe veprimtarë nga diaspora.

Përfaqësuesit e Akademisë “Stoa” dhe mysafirët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni, vizituan kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin biseduan për zhvillimet kulturore në vend, duke e falënderuar atë, për kujdesin që tregon jo vetëm ndaj kësaj Akademie, por edhe për shoqata të tjera që në thelb kanë zhvillimin, afirmimin dhe promovimin e vlerave kulturore në Luginë të Preshevës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat