Fadil Hasa dhe Veli Rada - Dy kolegë - dy artista - dy humorista - dy demokratë të flakët

Kultura

Fadil Hasa dhe Veli Rada - Dy kolegë - dy artista - dy humorista - dy demokratë të flakët

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 17 korrik 2018 Në ora: 06:17
Fadil Hasa dhe Veli Rada

Fadil Hasa, aktor i njohur i humorit,  gjatë një greve kur Edvin Rama, ishte Ministër Kulture, nën qeverisjen socialiste, ka thënë se : "Për mendimin tim e gjithë kjo praktikë pune që po ndjek ministria e kulturës, dhe sjellja prej rrugaçi e Edi Ramës, janë fyerje për aktoret, të cilët po i mbajnë gjallë këto institucione. Sot, nuk është e lehtë të punosh si aktor, por është pasioni për artin qe i mban aktorët dhe regjizorët të lidhur pas profesionit të tyre" -

Pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë të hënën nga jeta në moshën 78-vjeçare 'Artisti i Merituar' durrsak, autor i qindra roleve, humoristi Fadil Hasa. 

Në kujtim të tij, 10 vjet më parë, ata sollën në një vizitë të tyre në Nju Jork, koncertet e tyre nëpërmjet humorit të bukur dhe të dashur, duke bër për të qeshur, bashkëatdhetarët tanë , të cilët i duartrokitën fuqimisht në shfaqjet e tyre, të pa përsëritshme në komunitetin shqiptar, të këtij zhanrri - siç është humori.

Fadil Hasa dhe Veli Rada - Dy kolegë - dy artista - dy humorista - dy demokratë të flakët

Veli Rada - Fadil Hasa përveç humorit të bukur, dhanë edhe një urim të bukur 11 vjet më parë duke ndezur zemrat e bashkëatdhetarve në Nju Jork : "Gëzuar vitin e Ri 2007 - të realizohet vullneti e dëshira e të gjithë shqiptarëve për Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe për zhvillimin e prosperitetin e Shqipërisë dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare.", nji urim ky që u bë realitet një vit më pasë më 17 Shkurt 2008.

Gazeta Bota sot, do të shkruante 11 vjet më parë nga një takim me dy yjet e stradëse shqiptare në Nju Jork, takimin me Fadil Hasën dhe Veli Radën, që të dy tashmë nuk jetojnë, mbasi Veli Rada vdiq dy vjet më parë ndërsa Fadil Hasa vdiq dje.

Nga një ish oficer i ushtrisë komuniste shqiptare, në kohën e atij rregjimi zoti Veli Rada, i cili më vonë u bë aktor - humorist i estradave më të njohura në vend dhe komentator sportiv i njohur, në vitet e rënjes së komunismit, lulëzimit të pluralizmit, demokracisë në Shqipëri, Rada, u bë një demokratë i flakët. 

Ndërsa, aktori demokrat i zjarrt, Fadil Hasa, na vjen në kujtesën tonë, me humorin e tij të bukur e thumbues. Ai u bë sfidues edhe kur artistët durrsak u hodhën në një grevë në mbështetje të kolgeve të tyre nga Tirana. 

Fadil Hasa, aktor i njohur i humorit,  gjatë një greve kur Edvin Rama, ishte Ministër Kulture, nën qeverisjen socialiste, ka thënë se : "Për mendimin tim e gjithë kjo praktikë pune që po ndjek ministria e kulturës, dhe sjellja prej rrugaçi e Edi Ramës, janë fyerje për aktoret, të cilët po i mbajnë gjallë këto institucione. Sot, nuk është e lehtë të punosh si aktor, por është pasioni për artin qe i mban aktorët dhe regjizorët të lidhur pas profesionit të tyre" - 

Ndërkaq, së bashku me shqiptarët, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atë fundviti, bëhet fjalë për vizitën e tyre në Nju Jork 11 vjet më parë, në atmosferën madhështore të festave që kaluam, athere si edhe pritjen e ndërrimit e të viteve, ardhjen e Vitit të Ri , nëpër ambjetet e mjediseve të mrekullueshme shqiptare në Amerikë, ne rrethin e miqve të tyre të ngushtë, adhuruesve dhe simpatizantëve të artit e kulturës sonë, u gjendën edhe Veli Rada e Fadil Hasa. 

Për të ndjekur dy artistët e mirënjohur nga Shqipëria, dy gjigantët e humorit shqiptar Fadil Hasa, dhe Veli Rada, në qytete të ndryshme amerikane, ku jetojnë më shumë shqiptarë, ka pasur edhe programe të organizuara festive, me humor e këngë nga të gjitha trevat. Ku mysafirët e këtyre programeve, humoristët e njohur me anë të lojës së bukur të humorit, i kanë argëtuar dhe gëzuar jashtëzakonisht bashkëatdhetarët, e tyre nga, Mali i Zi, Kosova Lindore, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. 
Në fund të këtyre koncerteve ata thanë se të gjithë shqiptarëve të Amerikës, së bashku u përcjellim  urimet më të mira tona për paqe e lumturi, Gëzuar vitin e Ri - dhe të realizohet vullneti e dëshira e të gjithë shqiptarëve; "Për Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe për zhvillimin e prosperitetin e Shqipërisë dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare" çka u bë realitet më 17 Shkurt 2018.

Në një bised eskluzive për gazetën tonë, gazetën kombëtare të përditëshmen Bota Sot, në SHBA-ës, dy artistët dhanë mendimet e tyre rreth këtij turneu të suksesëshëm,( Janar 2007).

Bota Sot : Mirëseerdhet ! - Ju lutem një përshkrim rreth këtij turneu të ashtuquajtur Hasa - Rada në SHBA 

Turneu ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë një ëndërr e kaherëshme. Malli i madh për të parë jetën dhe veprën e bashkëatdhetarëve tanë. Mirpo, do të duheshin vite që më në fund sa një mik i yni - koleg i ynë Zija Kurti, ish- aktori i estradës së Elabasanit, të na e realizonte këtë vizitë. Kjo vizitë, u zhvillua në kuadrin e aktivitetit artistik e kulturor që organizon Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e cila, tash mban emrin e simbolit të demokracisë, "Mandela" e Shqipërisë, Pjetër Arbënori, nën përkujdesjen e drejtorit të kësaj qëndre z Mujo Buëpapaj. Një kontribut të madh në vizitën tonë, dhanë edhe shoqatat shqiptaro amerikane me qëndër në Florida. Së bashkë me ne në këtë turne ishte edhe këngëtarja e suksesëshme Maniola Nallbani. Më 23 nëntor në qytetin tursitik, bukurin e rrallë të botës Miami(Florida), pjestarët e këtij komuniteti, na organizuan një pritje mbresalënëse. Ndërsa më 28 nëntor, me rastin e ditës kombëtare të flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, rreth 700 shqiptar ndoqën në qytetin Neplas(Florida) programin tonë, me muzik e humor.

Pas Floridës, në vijim të këtij turneu të madh, dhamë një koncert së bashku me këngëtaren Maniola Nallbani në Detroit. Në Detriot, në një lokal mjaft luksoz, para reth 500 bashkëatdhetarëve dhamë një program, i cili u mirëpritë. Më pasë rreth 800 vetë të tjerë, ndoqën një koncert shumë dinjitoz, i cili u përcoll me entuziasëm të madh, dashuri e respekt të jashtëzakonëshëm të komunitetit shqiptarë, në këtë shtet federal në verilindje të SHBA-. Koncerti zgjati rreth 5-6 orë dhe krijojë një atmosfer me të vërtet festive. Në këtë koncert, vlen për t'u permendur këngëtarja shumë e mirënjohur Merita Halili dhe muzikani i talentuar Raif Hyseni. Në Nju Jork, kemi gjetur një pritje mjaft të ngroht. nën shoqërimi dhe përkujdesja e turneut tonë këtu, është bërë nga dy kolegët tanë, këngëtarët mjaft të njohur vëllezërit Maqellara, Haxhiu dhe Agroni. Këtu programi ynë është gërshetuar me atë të disa këngëtarve të njohur të muzikës shqiptare ; si Aurela Gaçe dhe Gëzim Nika, Valentina Hajdari, Klementina Morina e tjer.

Bota Sot: Cfarë u bëri përshtypje nga ky turne? 

Veli Rada : Më bënë përshtypje, se këtu në SHBA, komuniteti shqiptar ka një përbërje shumë të re. Një komunitet i integruar dhe i përshtatur. Një komunitet i suksesëshëm që kontribon dhe luan rolë të madh në çështjen shqiptare. Një komunitet, jashtëzakonisht adhurues i muzikës , artit e kulturës shqiptare në Amerikë. Një Shqipëri e vogël edhe këtu përtej oqeanit Atlantik. Komuniteti shqiptar në SHBA, është bukuria shqiptare. Jam i habitur sesi ne me humorin tonë, arritëm menjëher të futemi në shpirtin e zemërën e zjarrtë të pjesëmarrësve.

Fadil Hasa: Shqiptarët, janë të zotët të jetojnë kudo, pavarësisht largësië dhe vendit ku ata jetojnë. Ata përpiqen të bëjnë një jetë më të mirë. Janë familjar dhe me ndjenja të mrekullueshme kombëtare. Diçka e veçantë, për ne është se pjesa më e madhe e tyre, duket se po i shkollojnë fëmijët e tyre, duke ua hapur rrugët dhe prespektivën edhe me gjuhën shqipe, kulturën e traditën shqiptare.

Bota Sot: Zoti Rada, dicka rreth kolegut tuaj Fadil Hasës?

Veli Rada: Për Fadil Hasën, si artisë do të thoja sesi artsitë ai është me vlera të çmuara në fushën e humorit, atë çka ia mohuan me qeverisjen socialiste, Fadilit, vetëm në një periudhë një vjeçare për aqsa PD-ja erdhi në pushtet, mori vlersimet që meritonte. Me mbështetjen e kryeminstrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, Fadil Hasa, u nderua me çmimin "Për një kontribut të jashtëzakonëshëm", në fushën e artit e të kulturës kombëtare. Fadil Hasa, është Nderi i Qytetit të lindjes së tij Krujës, dhe Nderi i Qytetit të Durrësit. Fadil Hasa, është Qytetar Nderi i fashtit të famshëm, simbolit të demokracisë Lazaratit, së bashku me mua. Duke lënë me një anë modestin, do të thoja se:" Unë e Fadili kemi qënë prej nga krijimi anëtarë dhe militantë të Partisë Demokratike, edhe në momentet më të vështria të saj" Ne ishim me PD-, edhe at'here kur ajo ishte vënë në qëndër të shenjëstrës së politikës të ndjekur nga qeverija socialiste, kundra PD-ës, e cila kishte për qëllim t'a shkatërronte përfundimisht PD, partinë që solli demokracinë e pluralizimin në Shqipëri.

Bota Sot: E dicka për ju dhe detyrën tuaj?

Veli Rada: Unë kamë detyrën e nën Drejtorit në Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbënori", qëndër e cila, me ardhjen e partisë Demokratike në pushtet, me marrjen nën drejtim të drejtorit të ri z Mujo Buëpapaj ka ndrruar "faqen" e saj, nga një "mejhane" e partisë socialiste, në objekt me të vërtet ndërkombëtar i kulturës dhe artit kombëtar. Me punën e palodhur dhe mjaft profesionale të drejtorit të ri, stafit të tij të kualifikuar, u organizuan aktivitete me përmsa të mëdha, e në nivel kombëtar, e ndërkombëtar. Aktivitete, që kan ngritur Shqipërinë, në vlera artistike e kulturore, të munguara për 8 -vite qeverisje socialiste. Organizuam sipoziume shkencore, promovime librash, prëkujtimoren kushtuar pishtarit të demokracisë Azem Hajdarit. U organizua, në një kohë rekord panairi më i madh i librit, në Shqipëri, panair i cili hapi dyert për të gjithë krijuesit shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga të gjitha viset shqiptare, duke i dhënë mundësi të gjitha shtëpive botuese, të cilat janë të pafuqishme finaciarisht të dalin në treg. Dhe organizaum ekspozitën "Expo 2006" dhe atë të "Agro Biznesit".

Bota Sot: Zoti Hasa, nën rregjimin komunist, disa humorist kan pohuar se ne(humoristët) ishim të vetmit ata që me lojën tonë të aktrimit në skenat tona:" Edhe ku njërëzit nuk donin të qeshin - ne i bënim të qeshnim"

Fadil Hasa: Po , edhe unë i qëndrojë kësaj thënjë, është më se e vërtet. Humori ishte i vetmi që i bënte njërëzit të qeshnin edhe kur ishin të zymtë në atë rregjim. Mirpo, meqense jemi tek kjo pyetje me duhet të konstatojë, me keqardhjë ndoshta.... se :" Ne artstitët shqiptar, dimë të bëjmë artë vetëm po të na rrish me "shkop" mbi kokë". Shqiptari, kur është i lirë pikërisht at'here kur duhet më të vërtet të bëjë art e humor, ai nuk bënë. Ai është mësuar vetëm të kontrollohet nga dikush .... e kjo është fatkeqësi e madhe e artit dhe e humorit tonë sot.

Bota Sot: Ju Faleminderit ! Urime e suksese Viti i Ri

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat