Dua të besoj se ende më pret
Dua të besoj se ende më flet
Ta shoh shkëlqimin e syve plot mall
Buzëqeshjen në buzë e gëzimin e madh.
Dua të besoj se prap do ta ndëgjoj
Zërin tënd të ëmbël e të bisedojm
Për kohët e shkuara që flet me krenari
Për prindërit, të afërmit dhe jetën në tërsi.
Dua të besoj se prap në mbrëmjet e freskëta të verës
Ta ndjejë dorën tënde të butë
Që mbi supe t'më hedh ndonjë rrob të ngrohtë
Vishe bija ime se sonte mbrëmja bënë ftoht.
Dua të besoj se prap do ti shoh
Ata sy e tu të përlotur si dikur
Ku ditët e pushimit kalonin shumë shpejt
Dhe vinte koha prap me u përshëndet.
Dikur loti yt më rëndonte si gur
Kur ti më uroje rrugë të mbarë për në kurbet
Mundohesha që dhembjen time ta mbaj
Që ty të mos mërzisja se të kisha xhan.