Madhështia e Nolit - Bota Sot
Madhështia e Nolit

Kultura

E hënë, 16 korrik 2018

Madhështia e Nolit

Nga: Sabit Abdyli Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:57
Fan Noli

Këto ditë dëgjova një video incizim me zërin e Fan Nolit live të postuar në FB  dhe më fascinoi për atë që thoshte eruditi.  Heu, mendova sa i madh ishte ai karshi intelektualëve tanë të sotëm xheloz, inatçi e shpirtvegjël, që zi e terr flasin e shpifin për njëri - tjetrin.

U kënaq për gjithë kohën sa fliste për vetën, Shoqatën “Vatra” në Amerikë, çështjen shqiptare e mendjendriturin Faik Konica me aq saktësi, realizëm, ëmbël e humor.

Me Faik Konicën pati mospajtime rreth punëve të Shqipërisë dhe i përmendi “kusuret” e tij që i kishte pa i veshur edhe të tjera dhe vazhdoi me simpati për kontributin e  madh të Konicës në fushën e publicistikës, letërsisë e kulturës shqiptare. 

Një intervistë me një poet tonin të njohur para sa vitesh  në pyetjen e gazetares se cili nga shkrimtarët shqiptarë meriton të kandidohet (propozohet) për çmimin NOBEL më ka ra ta shoh tek ngulfatej e i merrej goja atij nga shpirtvogëlsia pamundur  të përmend një emër nga shkrimtarët shqiptarë, duke sjellë  rrotull e rrotull përgjigjen sikur vetëm ai e meritonte këtë se  të tjerë nuk kemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test