Zbulohen pjesëmarrësit e ‘Sarajevo Talents’ 2018

Kultura

Zbulohen pjesëmarrësit e ‘Sarajevo Talents’ 2018

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:19

Janë shpallur 61 talentët e rinj që këtë vit do të jenë pjesë e programit Sarajevo Talents në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Edicioni i 12-të i Sarajevo Talents ka edhe tre pjesëmarrës nga Kosova.

May-Linda Kosumoviq, Dritëro Mehmetaj dhe Fisnik Maxhuni kësisoj kanë triumfuar në aplikimin e fuqishëm në këtë program.

May-Linda është përzgjedhur në kategorinë e aktoreve ku janë pranuar vetëm 12-të pjesëmarrës, ndërsa Mehmetaj dhe Maxhuni do të jenë pjesë e grupit të regjisorëve.

May-Linda Kosumoviq është aktore e njohur nga Kosova. Ajo ka luajtur në “A month”, “Lost Exile”, “Të mjerët”, “Cold November” dhe në projekte tjera filmike e teatrale.

Fisnik Maxhuni ka marrë pjesë në disa festivale brenda dhe jashtë Kosovës.

Dritëro Mehmetaj është regjisor i filmit “Trilemma”.
398 aplikime këtë vit erdhën në kuadër të programit Sarajevo Talents. Festivali i Filmit në Sarajevë fillon me 10 e mbaron me 17 gusht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat