Gëzuar Amerikë

Kultura

Gëzuar Amerikë

Nga: Gëzim Muçolli Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Saherë ditelindjen ti e ke
Festën e bëjmë edhe ne
Emrin e ke veq Amerikë
Për shqiptarë je Diell e Dritë

Ne të duam edhe me hatër
Me ty nuk jemi kurrë të varfër
Na solle lirinë e pavarsinë
E ne ndërruam historinë.

Qe dhjetë vite ecim përdore
Veq gabove me ambasadorë
Ky i fundit i kishte syzat e qorrit
E la vijën e kufirit jashtë Çakorrit.

Në emrin tënd bëri gabime
Nuk mendon as për pësime
Kush  korruptohet shpirtërisht
Asnjë hajduti s’ia bën me gisht.

Edhe Donaldi në Shqipëri
Ambasador se jo mahi
Flet me vite për peshq shumë
E nuk i gjeti as në akuarium.

Amerikë je shpresa jonë
Mos na le sa nuk është vonë
Kthehu e ndërro ambasadorë
Këta të dy të kanë bërë horë.

Edhe këtë ditë me katër korrik
Festën  e madhe e bëjmë me mik
Gëziar ditëlindjen Amerikë
Liri, Shpresë edhe Dritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat