Doli nga shtypi libri me përmbledhje poezish “Dhembje dhe krenari”

Kultura

Doli nga shtypi libri me përmbledhje poezish “Dhembje dhe krenari”

Nga: Maxhun Smajli Më: 28 qershor 2018 Në ora: 21:49
Kopertina e librit

Libri „Dhembje dhe krenari“ e autorit Bahri Shyti, që para pak ditësh ka parë dritën, akoma pa i hapur kopërtinat, na lenë përshtypje të veqantë përcjellë me emocione drithëruese, kur buzë varrit të hapur qëndrojnë stoik, të pa thyeshëm dhe plot urrejte për armikun, burrat e Ashlanit. Para të cilit varrë, që pret trupin e deshmorit, në vend të riteve fetare; turke apo latine, këndohet Himni i Flamurit.

Artisti ngre zërin

Po shpirti i qan

Në mesin e dëshmorëve

Kishte edhe të vëllanë

Ky libër me 74 poezi, të ndara në pesë kapituj, ka 165 faqe. Këtij libri, ia shtojnë vlerën edhe emrat e njohur të krijimtarisë letrare; redaktori, Hysen Ibrahimi dhe  recensenti, Prof. Haki Shyti.

Mes dy operacionëve të mia; 15 dhe 18 maj 2018, mora në dorë këtë libër, kur arrita së lëxuari tek faqja 47, tek poezia „Të kemi si diell“, një ndjenë ma përshkoj trupin. Duartë më dridheshin. Çdo gjë më erdhi në mendje. Dhe, thashë me vete: „Sa mendje e ndritur është ky krijues, kur përkufizon gjithë madheshtinë e mjekut shqiptarë, Dr. Ibrahim Latifit. Kur në të njëjtën kohë intervenimi i tij më largoj nga vdekja e sigurtë. Vërtetë e kemi si diellin. Dhe, vjedhurazi lotët kishin filluar ta bënin të tyrën. Ishin lotë krenarie e respekti për doktorin, andaj, nuk duheshin lënë të binin në dysheme. I vura në një gotë që të mos tretëshin, sepse shprehnin ndjenjën e nderimit, respektit dhe dashurisë për diellin tonë, Dr. Ibrahim Latifin.

Të kemi si diell

***

Ty të kemi diell,

që këtë botë ndriqon.

Të kemi dhuratë nga Zoti,

në zemër na sheron.

 

Fjala e juaj e ëmbël,

mjaltin zëvendëson.

Mendja e juaj e ndritur,

kombin e lartëson.

Bahri Shyti i takon brezit krijues në mergatë, i cili paraqet momentet dhe ngjarjet e kohës sonë. Shpesh ndien keqardhje për padrejtësitë që i bëhen atdheut të tij, ku përmes vargut shpreh idenë e ngushllimit për ata që kanë halle e brenga.

Se Kosovën e kanë lidhur tashmë vargonjtë e intrigës gjëmtare, nga ku Kosova nuk po gjenë rrugëdaleje, autori Bahri Shyti e thëtë në poezitë, “Kanibalët e kohës”, faqe 77-të;

Dy dekada mashtrime,

rrena e trillime.

Dy dekada intriga,

shantazhe e abuzime.

                                   

Ah, sa e shtrenjtë që je,

ti moj Kosova ime.

Të shohim si të verbër,

të shohim si jetime.

Përvoja e tij krijuese, e pasur dhe e ushqyer prej një prirje në letërsinë e sotme shqipe, e ndihmon ta lëshoj shikimin në thellësitë e vargut poetik. Poezitë e tija disi të trimërojnë, ta forcojnë mendimin e hershëm për këtë autor. Mjafton një varg a poezi të tij ta peshosh dhe të shohësh se ky autor ka potencial krijues.

Pra, autori Bahri Shyti u ka dhënë jetë vargjeve edhe për nga koncepti dhe forca depërtuese emocionale. Sa lartë e ngritë tempullin e dashurisë së mergimtarit-atdheun, si simbol që i ep gjakë veprës për ta mbajtur në këmbë.

Do vequar se gjatë lëximit do bien në sy edhe gabime teknike, që në disa raste e mjegullojnë mendimin, bie fjala faqe 47 tek poezia “Të kemi si diell”, kur në rreshtin e parë të strofës së tretë, autori nga “Të kemi si diell”, thotë: “Të kemi diell”, dhe këtu lexuesi vëren një ndryshim goxha të madh, pastaj, tek poezia e përseritur “Në Rrudhat e ballit”, faqe 104 dhe 146.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat