9 thënie nga Clint Eastwood për t’iu bërë më të fortë mentalisht

Kultura

9 thënie nga Clint Eastwood për t’iu bërë më të fortë mentalisht

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:59
Clint Eastwood

Pasi arriti sukses të madh si aktor, Clint Eastwood fitoi edhe më shumë famë e popullaritet kur u bë fitues i çmimit “Academy Award”. Ai drejtoi filmat si “Unforgiven” dhe “Million Dollar Baby”.

Clint Eastwood u rrit gjatë Depresionit të Madh që kaploj Amerikën.

Ai dhe familja e tij u desh të lëvizte qytet më qytet, dhe mezi kalonte disa muaj në një shkollë të njëjtë.

Gjatë shkollimit të mesëm dhe pas diplomimit, Eastwood punoi një mori punësh si: shofer kamioni, pastrues etj. Të gjitha këto ndodhën në jetën e tij, para se ai të zhvendosej në Hollywood.

Si një djalë i pashëm, ai fitoi një rol të vogël që nuk kërkonte shumë eksperiencë. Dhe kështu u hapën dyert drejt suksesit të tij.

Ja ku janë 9 thënie nga Clint Eastwood për t’iu bërë më të fortë mentalisht.

“Nuk besoj në pesimizëm. Nëse diçka nuk ndodhë në mënyrën siç do ti, shtyj përpara. Nëse mendoni se do të bjerë shi, do të bjerë.”

“Të gjithë kanë të drejtën të jenë një dështak… vetëm një herë!”

“Nëse doni një garancion, bleni një toster.”

“Respektoni përpjekjet e juaja, respektojeni veten tuaj. Kjo është fuqi.”

“Çfarë futni në jetën tuaj, është ajo çfarë nxjerrin më pas.”

“Gjërat ndryshojnë, gjithmonë. Shumë njerëz frikësohen nga ndryshimet, por nëse e shikoni si diçka që gjithmonë do të ndodhë, atëherë do të jeni më komfort.”

“Kujtoni, e nesërmja nuk është e premtuar tek askush.”

“Një njeri i mirë, gjithmonë i di kufijtë e tij.”

“Nëse don të luash lojën, duhet ti dish rregullat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat