Agon Nimani me fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”

Kultura

Agon Nimani me fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:33

Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 Janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980).

E vendosur midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes socialiste, arkitektët e Jugosllavisë i janë përgjigjur kërkesave dhe ndikimeve kontradiktore, duke zhvilluar një arkitekturë të pasluftës, si në përputhje edhe të dallueshme nga qasjet e projektimit tjetërkund në Evropë dhe më gjerë. Arkitektura që u shfaq – nga rrokaqiejt e stileve ndërkombëtare në “kondenzatorët social” të stilit Brutalist – është një manifestim i diversitetit rrënjësor, hibriditetit dhe idealizmit që karakterizoi vetë shtetin jugosllav.

Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 prezanton për herë të parë punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë të Jugosllavisë socialiste në një audiencë ndërkombëtare, duke theksuar një trup të rëndësishëm arkitektural modernist, kontributet e të menduarit progresiv që rezonojnë edhe sot. Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të arkitekturës jugosllave. Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, duke përfshirë Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radevi?, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Šteri?.

Nga brendësia skulpturore e Xhamisë së Bardhë në Bosnjën rurale, deri tek rindërtimi i qytetit të Shkupit në bazë të dizajnit Metabolist të Kenzo Tange, si dhe stili unik i ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovi?, ekspozita shqyrton vargun unik të formave dhe mënyrave të prodhimit në arkitekturën Jugosllave dhe karakterin e saj të veçantë, por shumëdimensional.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të prezentohet me fotografinë e Agon Nimani-it.
Ekspozita është organizuar nga Martino Stierli – Krye-kuratori i Arkitekturës dhe Dizajnit, Philip Johnson, në Muzeun e Artit Modern dhe Vladimir Kuli?, kurator i ftuar, Anna Kats, asistente kuratore, Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, Muzeu i Artit Modern.

Ekspozita do të shoqërohet me një katalog reprezentativ në kolor që do të mbahet në Muzeun MoMA në New York, nga 10 korriku 2018 deri më 13 janar 2019. Katalogu do të shtypet në 3,500 kopje dhe do të shpërndahet në mbarë botën në gjuhën angleze.

Muzeu i Artit Modern (MoMA) është një muze arti i vendosur në qendër të Manhattan në Nju Jork. MoMA ka luajtur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbledhjen e artit modernist dhe shpesh është identifikuar si një nga muzetë më të mëdha dhe më me influencë të artit modern në botë. Koleksioni i MoMA-s ofron një pasqyrë të artit modern dhe bashkëkohor, duke përfshirë veprat e arkitekturës dhe dizajnit, vizatimit, pikturës, skulpturës, fotografisë, grafikave, librave të ilustruar dhe librave të artistëve, filmit dhe mediave elektronike.

Biblioteka e MoMA-s përfshin përafërsisht 300,000 libra dhe katalogë të ekspozitave, mbi 1,000 tituj periodikë dhe mbi 40,000 fotografi të artistëve dhe grupeve individuale. Arkivat mbajnë material burimor kryesor në lidhje me historinë e artit modern dhe bashkëkohor.

Ideja për Muzeun e Artit Modern u zhvillua më 1929 fillimisht nga Abby Aldrich Rockefeller (gruaja e John D. Rockefeller, Jr.) dhe nga dy mikeshat e saj, Lillie P. Bliss dhe Mary Quinn Sullivan. Ato u bënë të njohura si ‘zonja të guximshme’. Në fillim ato morën me qira lagjet modeste për muzeun e ri në ndërtesën Heckscher në Aveninë 730 në Manhattan dhe e hapën për publikun më 7 nëntor të vitit 1929. Në atë kohë, ky ishte muzeu kryesor i Amerikës i dedikuar ekskluzivisht artit modern dhe i pari i këtij lloji në Manhatan për të shfaqur modernizmin evropian.

Departamenti i Pikturës dhe i Skulpturës ka në pronësi veprat e artistëve më të shquar ndërkombëtar, siç janë: Paul Cézanne, Edgar Degas, Édouard Manet, Vincent van Gogh, Paul Gauguin, Odilon Redon, Georges Braque, Gustav Klimt, Pablo Picasso, Wassily Kandinsky, Oskar Kokoschka, Henri Rousseau, Marc Chagall, Amedeo Modigliani, RobertRauschenberg, Alexander Calder, Frank Stella, Andy Warhol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat