“Agolli dhe Kadare”

Kultura

“Agolli dhe Kadare”

Nga: Kadri Tarelli Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:44
Dritëro Agolli

Dje më 16. 06. 2018, në mjedisete sallës “Nikolin Xhoja”, në Pallatin kulturës “A. MOisiu”, në Durrës u zhvillua Festivali i poezisë, “Pranvera durrsake”. Me shaka u shpreha: “Thashë të bëhem edhe unë poet”. Mes shumë poetëve të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, mora pjesë edhe unë me Poezinë: “Agolli dhe Kadare”. Ishte një përvojë e bukur, ku secili shpërfaqi botën dhe frymëzimin e tij. Më pëlqeu se kishte edhe zëra të rinj, që premtojnë.

AGOLLI. KADARE
poezi

Ismail Kadare dhe Dritero Agolli,
Një nga Gjirokastra, tjetri nga Devolli.
Agolli lëron tokën, Kadare gdhend gurin.
bukën e bën fusha, mali ndërton murin.

Në sofra e kuvende, fjala ç’ u ka hije,
Këndon gjuha shqipe, gjuhë perëndie.
E ardhur nga shekujt, koha nuk e treti,
Trashëgim lirie, shpirti mbushur mbeti.

Njëri penë sertë, tjetri fjalë shtruar,
Jeta u shkoi këngë, shqiptarisht kënduar.
Juve ju njeh bota, prej jush edhe ne,
Çdo shqiptar me zemër, tek yjet ju ngre.

Jo të gjithë ngjiten, në fron të perëndisë,
Shumë mbeten udhës, disa pa u nisë.
Pema që ka kokrra, qëllohet me gurë.
Kujt i bëtë hije? Shkurrja s’ rritet kurë.

Gjuhëgjati pyet: vallë, kush është i parë?
Janë fort të ngeshëm, gojën s’kanë larë.
Kush e mban peshoren? I përgjigjem prerë.
Ç’ Merak u ka mbetur? Ç’ bëni tym në erë?

Qielli i letërsisë, mbushur plot me yje,
Kush u cakton vendin, lisave në pyje?
Ç’është ky huq i keq, si mallkim shqiptari?
Ju e mbani barrën, ca i vret samari.

Në fjalën magjike, ku fshihet magjia?
Kush po u gdhend emrin? Ku ngrihet lavdia?
Farkëtarët dihen, kombi dhe atdheu,
Kush punon për ta, i ngroh mëmëdheu.

Diell i diturisë, askujt s’i mban anë,
Ka sofër të madhe, të gjithë pinë e hanë.
Koha është gjykatës, ajo mban hanxharë.
Kë e le të dytë dhe kë e tërheq zvarrë.

Parisi pi shampanjë, Tirana shtron raki,
Për veprat që bëni, ne u ngremë dolli.
Bota ju jep çmime, ju nderon atje,
Ne ju ngremë në qiell, këtu në atdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat