Ministri i Kulturës Kujtim Gashi dhe homologia e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Nënshkrimi po bëhet në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas këtij nënshkrimi, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe homologia e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi, mbajnë konferencë për media.