Trebicka: Duhet të jemi vigjilentë, bijtë e k****s mund të shembin Teatrin

Kultura

Trebicka: Duhet të jemi vigjilentë, bijtë e k****s mund të shembin Teatrin

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:52
Aktori Alfred Trebicka

Një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar u mblodhën sërish pasditen e sotme te godina e Teatrit duke kundërshtuar planin për ta prishur dhe për të ndërtuar mbi rrënojat e tij një godinë të re.

Aktori Alfred Trebicka ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij para të pranishmeve. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë të vëmendshëm, pasi vendimi mund të jetë marrë dhe teatri mund të shembet.

"Nesër edhe këlyshët natyrë, edhe këlyshët e ku*vës do i ketë me emra, pasi i di shumë mirë se kush janë. Duhet të jemi vigjilentë sepse birat e kur*ës, veprojnë, e quajnë fakt të kryer. Në fundin e takimit thanë se do të kemi edhe shumë të tjera, sipas grupeve të interesit dhe se ky është vetëm fillimi dhe ndërkohë që unë marr vesh që qenka shpallur që takimi ia arriti qëllimit, që aktorët duan teatër të ri. Duhet të jemi të gjithë këtu bashkë, pasi do ta mbarojmë këtë teatër me prezencën tonë.  Ne nuk do të rrahim asnjë, por ata po e kruajtën do e gjejnë", tha ai.

Të mbledhur para Teatrit, artistët dhe qytetarët që i ishin bashkuar protestës së tyre i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.

Regjisori Robert Budina theksoi në fjalën e tij se, nëse qeveria nuk i dëgjon artistët ata nuk do të ndalen.

Ndryshe nga herët e tjera, artistët përcollën mesazhe në mbrojtje të teatrit me artin e tyre. U performuan këngë dhe u lexuan poezi.

Pasditen e sotme, protestë para Teatrit iu bashkuan edhe deputetët e LSI, Endrit Braimlllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat