UNESCO fton fotoreporterët të dërgojnë fotografitë që pasqyrojnë punën e gazetarëve

Kultura

UNESCO fton fotoreporterët të dërgojnë fotografitë që pasqyrojnë punën e gazetarëve

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:07

UNESCO fton fotoreporterët profesional nga e gjithë bota që të dërgojnë një mostër të fotografive të tyre më të mira që ilustrojnë gazetarët gjersa kryejnë punën e tyre.

Fotografitë e përzgjedhura do të ndihmojnë që të ngritin vetëdijen për kushtet e punës për gazetarë dhe që të ilustrojnë aktivitetet dhe programet e UNESCO-s që kontribuojnë në mbështetjen e lirisë së shprehjes.

Fotografitë do të përzgjidhen për nga përmbajtja artistike, kreative dhe origjinale. UNESCO do të krijoj një kontratë me fotografët në blerjen e fotografive të zgjedhura, ku të drejtat jo-ekskluzive për fotografitë e zgjedhura do t’i jepen UNESCO-s.Për informata më të hollësishme klikoni në vegzën e UNESCO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat