Biblioteka Kombëtare e Izraelit publikon Kur’anin e rrallë - Bota Sot
Biblioteka Kombëtare e Izraelit publikon Kur’anin e rrallë

Kultura

E mërkurë, 20 qershor 2018

Biblioteka Kombëtare e Izraelit publikon Kur’anin e rrallë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:27

Një Kur’an i shekullit të 10-të, i veçantë në përmasë e stil, është shfaqur për herë të parë si pjesë e një koleksioni të teksteve islame në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit në kuadër të muajit të Ramazanit.

 

Të 16 tekstet, të gjitha nga shekulli i 10-të deri në shekullin e 18-të, shfaqen në një dhomë të vogël, me një hyrje të zbukuruar me lule që u ngjajnë dorëshkrimeve në vitrinë. “Ne kemi hapur një ekspozitë të vogël, por madhështore, me dorëshkrime të bukura e të rralla islame që tregojnë historinë e kulturës islame për mbi një mijë vjet”, tha kuratorja Raquel Ukeles.

“Këtu në Izrael, ku kultura hebreje me kulturën e shumicës e kulturat e minoriteteve, shpesh nuk marrin kohë të mjaftueshme apo hapësirë prezantimi, e detyron Bibliotekën Kombëtare që të marrë një rol në mbledhjen e trashëgimisë islame, me mision tërheqjen e vëmendjes dhe ngacmimin e ndërgjegjes sociale dhe kulturore të Izraelit mbi kulturën e Islamit”, theksoi ajo.

Dhe në ekspozitën e quajtur “Zgjidh perla nga Islami”, veçon një Kur’an jashtëzakonisht i vogël dhe i brishtë i shekullit të 10-të, 68 me 37 milimetra, i cili i është shfaqur publikut për herë të parë. “Kjo është një relike e brishtë, por e mirëmbajtur”, tha Ukeles. Biblioteka ka një koleksion prej 1,800 dorëshkrimesh islame dhe kjo është ekspozita e parë e tillë për të gjithë Ramazanin, sqaroi Ukeles. Koleksioni përfshin kuranë të tjerë shekullorë, fletushka dhe ilustrime. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test