Si realizova monografinë Lumnie Hoti Çota, sozia e Klaudia Kradinales

Kultura

Si realizova monografinë Lumnie Hoti Çota, sozia e Klaudia Kradinales

Nga: Zenepe Luka Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:53
Takimi në Pesaro 30 vjet pasi kishim shkëmbyer buzëqeshje

Kishte mësuar rreth personit tim, kish saktësuar emrin dhe mbiemrin e mbi të gjitha, ishte bindur për ngjashmërinë fizike, se isha pikërisht ajo, që kërkonte.

Pas kësaj, kërkon të bëhet mike në fb dhe duke më kërkuar falje, më pyet:

- Mos jeni Zenepe Çekrezi? Dua t’ju takoj, dua të bisedoj. Më krijoni mundësinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jetoj në Itali dhe jam e gatshme të vij në Shqipëri dhe të takohemi. Shpresoj ta mirëprisni kërkesën time.

Po ju vë në vëmendje, se plot 30 vjet më parë, kam bërë një bisedë të shkurtër me ty, përpara godinës së Shtëpisë së

Kulturës në Librazhd, ku shprehe keqardhjen, kur më pe të mërzitur dhe më pas u largove duke më rënë shpatullave e falur buzëqeshjen, që nuk do ta harroj kurrë. Nuk të kam takuar më, se ashtu erdhi jeta ime, por megjithëse gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo ditë, unë dua të bisedoj patjetër me ty.

M’u duk e çuditshme gjithçka tek kërkesa e kësaj gruaje të pazakontë. Më ngjalli kërshërinë, që rrallë e kisha provuar. E pazakontë edhe veshja, me të cilën u prezantua në disa foto, që më postoi. Të gjitha këto bashkë më detyruan të mendoj një takim sa më shpejt të ishte e mundur dhe rastësia bëri mrekullinë.

Një javë pas komunikimit,

do të organizohej promovimi i librit tim “Testamenti i Grave për gratë” në

Pesaro,

Itali, organizuar nga

Federata e shoqatave shqiptare, me President Ndue Lazri, shoku im i kursit të gazetarisë, që kisha vite pa e takuar.

Ishim një grup grash, që përfaqësonim Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, që unë drejtoj prej 15 vitesh. Ndër to, Nderi i Kombit, Margarita Xhepa, poetja, skenaristja, Vllasova Musta, Mjeshtër i Madh, Vitore Sallaku, këngëtarja e talentuar pogradecare Luiza Rustemi Mara. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe zonja e nderuar Vitore Stefa Leka, përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, banuese prej dekadash në Trieste.

Ky ishte rasti, që mund të shpejtoja takimin me këtë grua, e cila m’u përgjigj sapo i shkrova.

-Do të lë çdo punë, mezi pres të të takoj, - më shkruante Lumja, që në Itali e njohi me emrin e artit, Çota Luna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat