Ai vegim i zjarrtë

Kultura

Ai vegim i zjarrtë

Nga: Eroll Veliu Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:23
Ilustrim

- Djalli e martë, po ku e keni peshkun?

-Më falni, por s'po ju marr vesh ku doni të dilni.

-Prajti shiu.

-Po, ashtu duket.

-Se ku e kam parë këtë vajzë.

-Është ime bijë.

-Gënjen, s'është jot bijë.

-Si?!

-Nata është e bukur. Po e ëma ku është?

-Ka vdekur.

-Qartë. Më vjen keq. Po nesër a do të më ftoni për drekë?

  Ndërkohë, tërë këta maskarenj do të kenë ikur.

-Edhe ne do të ikim. Natën e mirë.

-Më ndjeni. Po jam bërë xurxull. Natën e mirë. Vajzës suaj i duhet të flejë sa më shumë. Gjumi është një trëndafilë, thonin persianët. A doni një cigare?

- Jo falemderit.

   Tensioni po më rritej gjithnjë e më shumë. Nëse teli i violinës mund të vuajë, unë po vuaja pikërisht si teli i saj. Megjithatë, s'do më kishte hije të shtiresha sikur nxitoja.

   Dera e banjos së ndriçuar qe mbyllur përgjysmë, veç kësaj, nga feneret e jashtëm, përmes grilave çurkonte edhe një dritë, në trajtë skeleti. Këto rreze që kryqëzoheshin, depërtonin edhe në errësirën e dhomës së gjumit.

   Me një këmishë të vjetër nate, mes atij krevati dopio, Mimoza ime qe shtrirë brinjazi, me dy jastëke nën krye, me shpinën ndaj meje, me kaçurelat e gafrruara e të praruara nga një vilar i zbehtë drite.

   Hapi sytë. Nga disa gjëra njeriu s’duhet të ndahet kurrë. Mundohu t’i mbrosh më me këmbëngulje pikëpamjet dhe qëndrimet e tua dhe me mua të sillesh më mirë. Dhe shëndetit, gjithashtu, t’i vesh rëndësi, sidomos, elegancës së trupit.

   Përndryshe, një mëngjes do të gdhihesh me ca kofshe të trasha, çka do të ishte me pasoja të hidhura për jetën tënde: atëbotë lamtumirë një herë e përgjithmonë, Mimozë (sigurisht, që bëj shaka). Tani një udhëtim i gjate dhe i bukur na pret, Mimozë.

   S’u besova syve kur e vërejta ulur buzë krevatit, veshur me pantallona bluxhins dhe me një triko të hollë, që më tepër ia spikaste sesa ia mbulonte gjinjtë e vockël. M’i cingëroi nervat ajo krekosje e gjoksit të saj. Më vështroi, sikur s’po më njihte se kush jam. Ende s’ishte bërë banjo dhe mes buzëve, paksa të lyera, dhëmbët i shkëlqenin si një fildish me njolla vere… Tek rrinte aty, duarkryq mbi prehër, ziente e tëra si një ëndërr prej një gofi djallëzor, që s’kishte asnjë lidhje me mua, veçse ata sytë e saj… Heshtja dhe kundrova rrugën, që dredhonte tej kornizës së dritares. Mimoza nisi të kollofiste frutat. Befas, m’u kujtua ajo buzëqeshja mikluese e saj. E shtyra në shtratë dhe iu avita trupit të saj të butë. E zhvesha dhe e zbatha, sa hap e mbyll sytë. Hetova kënaqësin, veçse ajo erë mikluese që nuhasja ishte aq e lehtë, sa praktikisht, shkrihej tërësisht me fantazinë e një të dashuruari…

   Le ta themi shkarazi, se pistoleta, brez pas brezi, ka qenë dhe mbetet një simbol frojdian i organeve seksuale mashkullore. Isha i gëzuar, jo vetëm se kisha një armë zjarri të tillë, por edhe se këtë armë e kisha mësuar ta përdorja pyjeve me pisha, rreth një liqeni ujërash të kristalta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat