Përparim Rama përsëri pjesë e jurisë së WIN Awards

Kultura

Përparim Rama përsëri pjesë e jurisë së WIN Awards

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:58
Përparim Rama ë

Arkitekti i suksesshëm nga Kosova, Përparim Rama është përzgjedhur që përsëri të jetë pjesë e jurisë së World Interiors News Awards.

“Të jesh pjesë e jurisë së WIN Awards ka qenë një nder i madh dhe një eksperiencë frymëzuese. Në kuadër të tij janë prezantuar projekte të jashtëzakonshme dhe kreative nga studiot inoative të dizajnimit në mbarë botën. Në fund të ditës së vlerësimit, ndihesh edhe më energjik”, ka shkruar arkitekti Rama lidhur me këtë eksperiencë.

Në anën tjetër Wolrd Interior News Awards në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë shkruar se ndihet të nderuar të njoftojnë se arkitekti Përparim Rama ( themelues dhe udhëheqës i 4M Group) do të jetë pjesë e panelit të jurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat