Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister

Kultura

Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:07
Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister

Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister, u lind më 15 shtator 1890 si Agatha Mary Clarissa Miller, në Devon, Angli.U rrit në Asfild, ku mbaroi shkollën dhe më pas studioi për këngë në Paris. Në vitin 1914, para Luftës së Parë Botërore, u martua me kolonelin Arshybald Christie, me të cilin pati një vajzë. Kur burri i saj u lirua nga detyra, punoi si asistente në një farmaci, ku mësoi për helmet. Filloi të shkruajë me nxitjen e motrës së saj dhe në librin e saj të parë, të botuar në vitin 1920 nën titullin “Rasti misterioz në Stajls,” shfaqi për herë të parë detektivin legjendar Hercule Poirot, një karakter i cili u shfaq në më shumë se 25 romane të tjera.

Libri i saj i dytë (“Vrasja e Roger Acroud” – 1926) ishte në krye të tabelës së shitjeve dhe ajo ndër shkrimtarët më të njohur. Megjithë suksesin e saj të madh, pas vdekjes së nënës dhe burrit, Agatha Christie hyri në një periudhë trazirash emocionale.
U zhduk për 11 ditë dhe më në fund u gjend në banjat termale. Në 1930 u martua me një arkeolog, Sir Max Malouwan, të cilin e shoqëroi në misionet e tij në Lindjen e Mesme, ku u zhvilluan shumë prej romaneve të saj.

Aty u krijua Miss Marple, një prej heroinave më të dashura të saj. Në përgjithësi, Agatha Christie shkroi 80 romane, 30 koleksione tregimesh të shkurtra dhe 15 drama teatrale, teksa dhe 6 dhe romanca sentimentale nën pseudonimin Mary Uestmakot. Deri në vdekjen e saj, më 12 janar 1976, më shumë se 400 milionë kopje të librave të saj ishin shitur në më shumë se 100 gjuhë. Agatha Christie 1890 – 1976/ Ngjarje Nga Historia Boterore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat