Adriana Matoshi fiton çmimim “Aktorja më e mirë “ në SEEFF në Berlin

Kultura

Adriana Matoshi fiton çmimim “Aktorja më e mirë “ në SEEFF në Berlin

Më: 29 maj 2018 Në ora: 20:27

Aktorja kosovare Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival, që është mbajtur së fundi në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë festival ku janë prezantuar filma nga shtete të ndryshme, Adriana Matoshi është shpërblyer me këtë çmim, nga Juria Ndërkombëtare e të Rinjve, për rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit, film i cili tashmë është prezantuar në shumë festivale, duke përfshirë edhe disa çmime ndërkombëtare.

Adriana Matoshi është një ndër aktoret më të kërkuara në Kosovë, dhe ajo është aktorja me më së shumti role kryesore në filmat e xhiruar në vitet e fundit, duke përfshirë edhe shumë filma që janë në proces e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat