Jahti i Titos shndërrohet në muze

Kultura

Jahti i Titos shndërrohet në muze

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:30
Superjahti i ish-liderit jugosllav

Superjahti i ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito do të restaurohet dhe trasformohet në një muze, njoftoi media kroate.

Josip Broz Tito udhëhoqi Jugosllavinë për 35 vjet, deri në vdekjen e tij, në vitin 1980.

Superjahti për kohën, i quajtur ”Galeb” (”Pulëbardha”), ka qënë i frekuentuar nga politikanë të rangut të lartë, diva hollivudi, dhe aktualisht gjendet në portin e lumit Rijeka, në veri te Adriatikut, i ndryshkur, me mobiljet luksoze të shkatëruara dhe në gjendje të mjerueshme.

”Për të do të investohen mbi 5,4 milionë euro”, sipas medias kroate./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat