Kombi dhe Atdheu nuk duhen vetëm me fjalë ...

Kultura

Kombi dhe Atdheu nuk duhen vetëm me fjalë ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:06
Sabri Maxhuni, shkrimtar i njëzet librave, idealist, atdhetar, intelektual - në në bisedë me bashkëpunëtorin tonë

Në bisedën të cilën e zhvilluam me shkrimtarin e  njëzet veprave letrare, veprimtarin, atdhetarin Sabri Maxhunin dhe në recesionin e autorin të librit me titullin “Zbërthyes i kodeve”të  Demir Behlulit  në mes tjerash u theksua: “Në moshën time të pasionit nisen të zbehen dhe dëshirat më pake, por disa gjëra, sa më shumë kohë që po kalojnë dhe sa më shumë shtyhem në vorbullën e viteve, aq më shumë po  dalin në shesh dhe aq më këmbëngulëse behën. Leximi është një nga pasionet e  vjetra të cilat kanë mbete nën hijen e pasioni, të cilin vazhdoj ta ushqej edhe tani në moshën e pleqërisë veprimtari  Sabri Maxhunin - si një mik i mrekullueshëm, me të cilin kemi ndarë së bashku kohën dhe fjalët, por dhe si një autor mjaft serioz e me përgjegjësi intelektuale në prurjet e tij në fushën e historisë dhe të mendimit shqiptar- tha në vazhdim të fjalës së tij autori i librit  Demir  Behluli. Sa herë që fatet e popullit shqiptar kanë qenë në udhëkryq, ka reagua Sabri Maxhunin i angazhuar me penë e dituri, me ide e platforma, me aksion atdhetar për të ndezur një pishtar, për të projektuar një shpresë për të ardhmen tonë kombëtare. Natyra e tij optimiste, zhdërvjelltësia dhe mendjemprehtësia, që e kanë karakterizuar gjithë jetën, kanë kulmuar në tentativën e tij të guximshme shkrimore, në rreth njëzet libra, në qindra shkrime, investigime dhe analiza të tij. Këto janë një pasuri e madhe e historisë të popullit shqiptar, e mendimit shqiptar, të çliruar nga kufizimet që burojnë nga interesa të ngushta oborresh politike dhe kompleksesh të së kaluarës komuniste.

Shumë çka sot po i ngatërron fytyrat me maska, aq shumë është aktruar me të vërtetën dhe mashtrime

Njohja e gjatë me Sabriun - tha në vazhdim autori i librit Demir Behluli  ma ka lehtësuar përgjegjësinë, por ma kanë bërë  më të fortë, për të shkruar një analizë sa më realiste rreth asaj se çfarë sjell ky mendimtar  shkrimtar  të njëzet veprave letrare në rrafshin e mendimit tonë kombëtar, ku qëndron e reja e qasjes së tij në raport me qasjen e përgjithshme të historiografisë shqiptare. Jo për hir të miqësisë, pasi për hir të saj pajime kafe e qajmë hallet tona të shumta, që si gjithë shqiptarëve na kanë zënë në këtë cep të tokës e qiellit ku rrojmë, por për hir të asaj që e përvetëson Sabri Maxhuni- si një individ që beson tek një kauzë e shenjtë dhe të cilës i ka përkushtuar gjithçka, që kur ishte në moshë rinore e deri sot, ndërmora shkrimin e këtij libri. E ndërmora mundimin e shkrimit të këtij libri, në rrekjen për të bërë një analizë të veprës së tij  për të kompletuar, për të dëshmuar atë dashuri të madhe që ai na sjellë në çdo faqe të veprës së tij, si një nxitje për të reaguar ndaj historisë, ndaj të ndodhurës mbarë shqiptare, ndaj të kaluarës dhe të sotmes së popullit shqiptar. Në asnjë mënyrë nuk mund ta mohoj se  qëndrimet publike, mediat  të shfaqura në njëzet librat e  Sabri Maxhunit të cilat përcillen me thjeshtësi dhe qartësi  nga disa  të vërtetat, që nuk na janë thënë siç duhet  shqiptarëve. Pra kjo figurë e mirënjohur e cila i është kushtua këtij  libri  na mëson se pa njohur me rrënjë të kaluarën, pa njohur meritat, plagët, heronjtë, tradhtarët, kauzat, defektet, traumat, gjithçka  në një radiografi të përpiktë, në kohë hapësirën historike, nuk mund të kemi një histori të shkruar drejt dhe të  saktë, një të kaluar me kode të deshifruar, si mundësi për të projektuar ura të qëndrueshme atdhetarie ku mund të kalojnë e sotmja dhe e ardhmja e kombit shqiptar.

Në zbërthimin e saktë dhe të detajuar të historisë Sabri Maxhuni vendos kodet e tij, të cilat nuk i shpik nga mendja e tij, por me dijet dhe intuitën që e karakterizon, duke gërmuar në thellësi të ngjarjeve, të rrethanave të heronjve dhe protagonistëve të tyre, të cilat i gjen  në materien historike, në ekstraktin e mendimit shqiptar në kohë, në përvojën kolektive të breznive shqiptare, në rrugën e lirisë dhe progresit kombëtar.                                                                                                                         

Sabriu me penë e dituri me aksion atdhetar ka projektuar një shpresë për të ardhmen  kombëtare ...

Dihet se  në periudhat më të errëta të njerëzimit, dija njerëzore është zhvilluar në vijimësi. Ajo kurrë s’ka pas shkëputje. E reja, novatorja nuk mund të jetë një zhvillim, një kërcim nga hiçi. Në këtë kuptim veprimtari Sabri Maxhuni  ka shkua  në gjurmët e kolosëve të mendimit shqiptar, që kanë ngulur piketa në kujtesën e mendimit shqiptar i cili e ndërton mendimin e tij ndryshe, jo për hir të ndonjë funksioni, por për shkak të qartësisë së tij për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, qoftë dhe kur ajo është në dëm të shqiptarëve.

 Ky zinxhir kodesh tha autori i librin  me titullin “Zbërthyes i kodeve” nuk janë shpikur nga Maxhuni, por ky i fundit i ka zbërthyer ato, duke zbuluar pas tyre shumë domethënie historike, të vështruara nën një optikë ndryshe nga ajo çfarë na ka paraqitur deri më tani historiografia komuniste.

Mendoj se këto kode kanë ekzistuar, kanë qenë të ditura në rrethe të ngushta mendimtarësh e dijetarësh, here - herë dhe janë shqiptuar me zë të lartë, e zeza mbi të bardhë, si në rastin e ndonjë mendimtari  si bie fjala Fishta e Konica. Duke njohur më së miri lëndën historike që bën objekt shqyrtimi personazhi kryesor i këtij librit Sabri Maxhuni Novosella  nuk mbetet në renditjen e fakteve, për të cilin kjo gjë nuk është kryesorja, pasi, siç kanë vënë në dukje dhe të tjerë, faktet dhe të ndodhurat janë po ato për gjithkënd që merr në shqyrtim një çështje historike; e veçanta është se ky autor di të interpretojë faktet dhe dokumentet, të reflektojë mbi të ndodhurat e kombit shqiptar, të shpalosë ide, kauza, vizione që janë aq aktuale për mbarë shqiptarinë, që të dalim më në fund të gjithë, siç jemi, edhe pse të ndarë mes veti nga kohët e këqija, në rrugën e mbarë të progresit e begatisë, në rrugën drejt një shteti të përbashkët kombëtar.

Duke vështruar në rrafshin horizontal dhe vertikal të historisë  shqiptarë, për më tepër, duke pasur një pikëpamje origjinale mbi ato pjesë e  historisë  kombëtare, shpesh të mbuluara me pluhur dy kuptimesh e hamendësomë të rëndomtën, ky  nacionalist dhe shkrimtar ia del të ndërtojë këndvështrimin e tij të plotë mbi ngjarjet më të rëndësishme që i kanë ndodhur popullit shqiptar. Kur flasim për “kodet” që gjallojnë në çdo faqe të veprave të Maxhuniklt, kemi parasysh ato ngjarje, rrethana, protagonistë etj, të cilave, duke iu qasur në thelbin e tyre, duke i zbërthyer dhe nxjerrë në dritë të diellit, i përdor si “lëndë të parë” për të gatuar “bukën” e një historie ndryshe. Bie fjala, ndarja e Kishës së Krishterë në  Kishën Katolike me qendër në Romë dhe asaj  Ortodokse me qendër në Stamboll, është “kodi” ku  Maxhuni parasheh gjithçka që do të ndodhte më vonë në disfavor  të shqiptarëve, territoret e të cilëve u ndodhën në zonën e konfliktit dhe për shqiptarët nisën kohët e përplasjeve dhe konfrontimeve të forta, që nga pushtimet deri tek tentativat e dëshpëruara për të na shpopulluar e zhbërë nga trojet tona stërgjyshore.

Image
Ballina e librit të autorit Demir Behlulit- kushtua Sabri Maxhunit “zbërthyes i kodeve”

Shkrimtari  që ka guximin, aftësi dhe sinqeritet

Gjërat duhet t’i shikojë në dobi të popullit dhe kombit ...

Për këto dhe të tjera do të flasim hollësisht rreth librit, por ajo që dua të ngre është fakti se Sabri Maxhuni është më shumë se një analist dhe veprimtar, më shumë se një historian, më shumë se mendimtar, me shumë së bamirës. Ky është një misionar. Të gjithë  njëzet librat e tij të botuara dhe të promovuar  këtë veprimtar e dëshmojnë më së miri faktet. Gjithë veprimtaria e tij atdhetare, politike, intelektuale, e tregon me detaje dhe me këmbëngulje këtë dimension të tij. Personazhi kryesor i këtij libri - Sabri Maxhuni  tregon së është një misionar i shqiptarisë, e jo një misionar folklorik, nga ata që këndojnë në mbrëmje në vatër, buzë oxhakut, këngë maje krahu, por një misionar i përgatitur me dije të thella, të cilat i vë në lëvizje dhe i shfrytëzon për të na dhënë një vepër të kompletuar, shprehëse dhe domethënëse, aq të nevojshme në këto rrjedha të rrjedhave të reja të fatit të ri të popullit shqiptar dhe të kohës së shqiptarëve në siujdhesën ballkanike. 

“Gjithçka në këtë botë e ka një derë”,

mjafton të dish ta gjesh dhe ta hapësh.

Dera ka shumë enigma,

shumë të panjohura,

shumë befasia e suprimime,

shpesh jo dhe aq të këndshme,

shumë gjëra brenda saj,

që nëse hapet ajo derë dhe dalin  të“zbuluar”

të cilat nuk çojnë ujë në mullirin e atij që e hap derën.

Ky veprimtar ka guximin, ka aftësinë, ka sinqeritetin t’i shikojë gjërat në dobi të popullit dhe kombit i cili ka një diapazon të gjerë me interes kombëtar, me shkrim të drejtpërdrejtë për atë që e vërteton dhe e argumenton me fakte, pa hezituar nëse dikujt i pëlqen apo jo. Qoftë edhe burrë shteti, nga ata që japin “porosi nga lart”, por  për fat të mirë, të ky njeri e kanë gjetur ”derën të mbyllur” i cili kur është pyetje për çështjen kombëtare nuk  e ka njoh asnjë lloj kompromisi i cili për të është e shenjtë  e pa prekshme, e padiskutueshme. Ai për popullin dhe kombin dhe tokat shqiptare gjithmonë e ka një moto: Kombi dhe

Atdheu nuk duhen vetëm me fjalë. Atë mos e tjetërso, mos e braktis, mos e shit, mos e tradhto, zhvilloje, mbroje, duaje! Ai nuk ushton  në rrugë qorre dhe pa dritë, por në tunelet e errët të së kaluarës, mbushur përplot me hije, dyshime, enigma, mospërputhje në kohë, hapësirë  gjen shtegun e duhur për te realiteti historik. Këtë shteg e gjen,  ai që njeh kodin, ai që njeh dilemën, enigmën, ai që ka qartësinë dhe intuitën për të gjetur fijen e hollë të lëmshit. Sot ekziston një botë e koduar teknologjike, bankare, juridike dhe kodet e shumëfishta shkencore, ky është misteri i kohës sonë moderne.                                                   

Nëse e gjurmojmë të vërtetat, e vërteta do të na çojë tek e drejta ...

Miliona e miliarda dokumente, materiale të klasifikuara mbijetojnë vetëm falë kodeve, pasi askush nuk mund t’i qaset atyre, të hyjë në të fshehtat e tyre dhe për më tepër t’i përdorë ato, pa ditur kodin. 

Thënë ndryshe, ishte një dije e koduar.

Sabri Maxhuni si veprimtar e njeh gjithë këtë përvojë historike të së “fshehtësisë”, që qëndronte dhe qëndron ende në pritje për t’u zbuluar nga më të mençurit, në kohët e lashta nga mistikët, në kohën tonë nga intelektualët dhe mendimtarët që dinë të depërtojnë në thellësi të gjërave. Ky veprimtar, ky shkrimtar, ky  atdhetar, ky politikan dhe intelektual gjatë jetës së tij veproi në një kohë tjetër, në kushte dhe rrethana të tjera. Në një kohë të ngarkuar me aq shumë hipokrizi, anarki mendimi, kaos idesh e shumë të zeza tjera. Dorën në zemër kemi të bëjmë me një kohë tejet të vështirë të gjesh atë “verigën”, për të cilën folëm më lart, pasi denduria e informacionit, burimet e shumta që shpesh kundërshtojnë e përjashtojnë njëra-tjetrën, e kanë ngatërruar lëmshin në atë farë feje, sa vështirë se mund t’i japësh dum fijes apo “verigës”. Kjo kohë kërkon mprehtësi të madhe e intuitë të pashoqe për të dalluar miellin nga krundet, të vërtetën, që shpesh rri e strukur në hije, nga manipulimi që hedh valle pa i bërë syri ferr,  ngaqë ka fituar popullaritet edhe qytetari. 

Shumëçka është e dyzuar, e frutuar, e manipuluar.

Shumë çka i ngatërrohet fytyra me maskën, aq shumë është aktruar me të vërtetën dhe mashtrimin, sa nuk kuptohet se ku mbaron e para dhe ku fillon i dyta.  

Por ky veprimtar  i mirënjohur  di t’i afrohet me kujdes kësaj panorame kaotike dhe të gjejë atje, në rrëmujën e arkivave dhe dëshmive, atë çfarë është thelbësore për të nxjerrë në dritë një të vërtetë.

Ai e di se nën sipërfaqet e lëmuara të “gjërave”, nën hirin e së kaluarës, fshihen grumbuj ngjarjesh dhe bëmash  në pritje për t’iu gjetur anën, për t’iu gjetur fijen dhe kodin e për t’i bërë mesazhe të kohës sonë. Sabri Maxhuni duke i zbërthye në këto kode, duke gjetur tek çdo ngjarje të personazhi historik të veçantën, të pathënën dhe atë çfarë përbën thelbin e tyre, e vështron historinë nën një optikë të re. Ai e paraqet historinë si një lidhje organike shkaqesh, ku nga shkaku më i vogël rrjedhin shkaqet më të mëdha, duke kaluar ata nga epoka në epokë, nga koha në kohë.

Kohë e ngarkuar me hipokrizi, me anarki, me kaos idesh e shumë të zeza tjera...

Të ndërtosh një mendim historik sa më afër të vërtetës, qoftë dhe kur kjo e vërtetë nuk të shkon për shtat, ky është shërbimi më i madh që një idealist mund t’i bëjë popullit e kombit të tij dhe Sabriu këtë ka kohë që po e bën. Duke kërkuar në labirintin e ngjarjeve, për të gjetur fijen e përbashkët të tyre, fijen lidhëse - kodin, ky njeri krijon një “univers” të tij të rrëfimit historik, ku shkrihen në një e ndodhura me gjithë kompleksin preferencial e analitik, që i lypsen një historiani-më shumë se një historiani, një filozofi të historisë kombëtare- për të ndërtuar themele të forta të ideve dhe qëndrimeve të tij që kanë të bëjnë me  të kaluarën  e popullit shqiptar.  

Në njëzet veprat  e Sabri Maxhunit  gëlojnë imazhe, ngjarje, ide, ku autori i librit Demir Behluli i bën një prerje të thellë si vëzhgues, si analist, si mendimtar realitetit historik, duke gjetur nyejt lidhëse të epokave. Kodi maxhunian depërton qoftë në idetë si qasje ndaj një ngjarjeje të caktuar, një detaj, një etape të caktuar historike, qoftë në mesazhin e drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar të gjithë historisë dhe aktualitetit mbarë shqiptar. Pak a shumë ky veprimtar i vyeshëm  mendon se nëse e gjurmojmë të vërtetën, e vërteta do të na çojë tek e drejta, tek e mundshmja dhe në finale, sigurisht, që do të na i çlirojë jo vetëm ndërgjegjja e trazuara të brezave, por dhe horizontin e  të sotmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Por e vërteta nuk gjurmohet në tym ose kuturu, nuk mjafton vetëm shpirti atdhetar, përkushtimi kombëtarë e të tjera të këtij soj për të gjurmuar dhe përcjellë të vërtetën. Nuk mjafton vetëm të qenit patriot i kulluar, për të bërë ndaj popullit tënd ato shërbime të vyera, siç i bën Sabri Maxhuni, ky idealist i njohur, që tenton të dëshmojë me shkrimtarin e tij një qasje të re ndaj të kaluarës historike të kombit shqiptar. Duhet më shumë se kaq. I lypset gjetur ana gjithë çka e për këtë lypset jo vetëm përgatitja e duhur, dija e nevojshme, por dhe stili i veçantë për qasje të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat