Në Kosovë prezantohet tradita japoneze 1500 vjeçare

Kultura

Në Kosovë prezantohet tradita japoneze 1500 vjeçare

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:19
Iva Buqi, i ngarkuar për çështje kulturore në ambasadën japoneze në Vienë, e cila mbulon edhe Kosovë, tregoi më shumë detaje lidhur me këtë kulturë të Japonisë.

Në Muzeun e Kosovës u bë prezantimi i traditës 1500 vjeçare japoneze të quajtur Kumihimo, traditë kjo për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit.

Iva Buqi, i ngarkuar për çështje kulturore në ambasadën japoneze në Vienë, e cila mbulon edhe Kosovë, tregoi më shumë detaje lidhur me këtë kulturë të Japonisë.

Buqi San: Një nga artet më të vjetra në Japoni

“Sot do të kemi rastin, do të kemi kënaqësinë që të prezantojmë te ju artin e Kumihimos, Kumihimo është arti i gërshetimit, i thurjes, i endjes së disa fijeve të mëndafshit, është e veçanta e Kumihimos është fija e mëndafshit, të cilat të gjitha së bashku duke u gërshetuar së bashku krijojnë një gërshet, një rrip të fortë , e cila është një nga artet më të vjetra, pothuajse 1 mijë e 500 vjeçare në Japoni, e cila edhe sot vazhdon të prodhohet në Japoni”, tha ai.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në fjalën e tij ka vlerësuar ndihmat e shtetit japonez për Kosovën.

Boshtrakaj: Një prej vendeve që ndihmat e tyre kanë qenë të dukshme

“Në një punëtori shumë të veçantë që e sjell një copë të traditës së një vendi gjeografikisht të largët, por shumë prezent në Kosovë, që shumë vite, me shumë ndihma, dhe një prej vendeve që ndihmat e tyre kanë qenë të dukshme në terren, po shumicën e rasteve ne nuk e kemi dit kush ka qenë donatori sepse kanë ardhë prej organizatave të tjera”, tha Boshtrakaj.

Mjeshtrja e këtij arti unik Hoko Tokoro apo Sen Sei, ka prezantuar teknikën tradicionale japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit.

Tokoro: Kemi çfarë të ndajmë me njëri-tjetrin

“Jam shumë e lumtur që gjendem në Kosovë për herë të dytë, dhe vjet ka qenë për prezantimin e Kusakizomes, siç e përmendëm më parë dhe vjet jam impresionuar shumë nga dashamirësia, nga ngrohtësia dhe mirëpritja e kosovarëve, jam ndjerë sikur në Japoni, jam ndjerë si në shtëpi, duke qenë edhe këtë vit këtu jam shumë e nderuar që mund të prezantoj kulturën japoneze dhe ndjehem e nderuar për këtë që po bëjë falë jush. Gjëja që më bëri më së shumti përshtypje është historia e Kosovës, historia e gjatë e Kosovës, dhe bëj një krahasim  të vogëlme Japoninë, dhe besoj se kemi çfarë të ndajmë me njëri-tjetrin, duke qenë se gjithë kjo histori kaq interesante, pse jo ta vazhdojmë këtë marrëdhënie së bashku”, tha ajo. Në Japoni, kjo zeje është trashëguar brez pas brezi për 1500 vjet. Samurajët dikur përdornin Kumihimon për krijimin e brezit për të vendosur armët e tyre, dhe gjithashtu rripin e Kimonos, i cili ishte i thurur nga një kordon sipas mënyrës së artit Kumihimo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat