Pacolli viziton Bienalen: Imazhet e Kosovës mes projekteve më briliante

Kultura

Pacolli viziton Bienalen: Imazhet e Kosovës mes projekteve më briliante

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:48
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli e ka vizituar këtë ekspozitë.

Në kohën kur turistë të shumtë, profesionistë e artdashës nga e gjithë bota po marrin pjesë në Bienalen e Artikekturës në Venecia, Republika e Kosovës është prezantuar për herë të parë edhe me ekspozitën “Urbanizmi i ri dhe bashkëjetesa kulturore në Kosovë”, në hapësirat e Qendrës Kulturore Evropiane në Venecia.

Trashëgimia e pasur kulturore, bashkëjetesa fetare, krijime të tjera artistike të talentëve të rinj, fëmijëve me autizëm, zunë vend në një nga ekspozitat në kuadër të Bienales së Venecias, e cila u vizitua nga drejtues institucionesh dhe zgjoi interesimin e shumë vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. 

“Imazhet e Kosovës ishin mes projekteve më brilante të studiove të dëshmuara arkitekturore më të madhe të botës, fakulteteve të kësaj lëmie në gjithë globin. Ura e Gjakovës, objektet e tre feve që bashkëjetojnë shpesh në viset tona, shkolla e vjetër shqipe e Prishtinës, u bënë pjesë e vitrinës më të ndritshme të botës në arkitekturë, në ndërtesën e Qendrës Kulturore Europiane, mu në midis t? Venedikut plot turistë nga gjithë bota.? Kosova po bëhet më e njohur.”, ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli përderisa e ka vizituar këtë ekspozitë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat