Betejë e fituar

Kultura

Betejë e fituar

Nga: Neki Lulaj Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Nga Rugova, zbret heshtja e madhe e pllakosur si terri
Rrugës së shkronjave poezia le rreze si dritë ujëvare
Tortuarët e mendjes së praruar me vargje nga Bacë Azemi
Në zallishtat e ndritura mes lahutash shpërthen ndër male.

Metafora jote moderne theu shkrepëtimë në heshtje.
Nëpër mësonjtore kurrë s´do digjet shkrumbi.
Mbi dhogëzat e teatrit vezullojnë dritat me rreze
Na vjen plisbardhi, me fjalë të mençura burri

Ç’do ndodhte mes nesh po mos të ishit Ju, or mik?
Me çfarë do ta kishim ushqyer shpirtin e ftohtë të erës?
Me çfarë do të pasuronin ne fjalorin e nënës së mirë.?
Mbete unazë poetike që ndriçon në oazin e madh të zemrës

Si ta ngrej urën për ta kaluar heshtjen e gjatë?
E të vijmë në kurrizin e shpirtit të plasaritur kallkan?
Buzëqeshjen e trishtë të mungesës mos ma thaj
O Mik i fjalës së mençur, o mik i vargut naimian.

Ti linde ditëve të egra të Kosovës me bubullimë
Koha t’i forcoi rrënjët e ashtin e burrit..të Rugovës
S´të ndali as dimri e as mot i ftohtë që sillte stuhinë
Lëndinave mbolle mjaltin e lules së gurit të Kosovës.

Mbi rrasat e zemrës të poezisë moderne ishe shkrepëtimë
Ishe dhe do mbetesh lule qershori nëpër breza..
Këngë majëkrahu që kurrë nuk s`do të ketë shterrim,
Filizi i poezisë moderne që gatoi për Kosovën lirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat