“Up with People" në Gjakovë

Kultura

“Up with People" në Gjakovë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:38
“Up with People"

Rreth 105 studentë nga gjithsej 18 vende të ndryshme do të qëndrojnë për dy javë në qytetin e Gjakovës ku më datën 25 dhe 26 maj do të paraqiten me shfaqje muzikore, kurse kjo shfaqja do të ripërsëritet më 1 dhe 2 qershor në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini duke iu uruar mirëseardhje të rinjve nga vende të ndryshme të botës tha se kjo ngjarje është e mirë për Gjakovën dhe Kosovën.

Gjini: Kjo ngjarje krijon mundësinë për miqësi të reja

 "Kjo ngjarje krijon mundësi për miqësi të reja, të rinjtë tanë i kanë marr në shtëpitë e tyre për dy javë gjithë ata që kanë ardhur me "Up with People" dhe kjo do të jetë një mundësi me krijua miq, me krijua lidhje të reja me të rinj prej gjithë botës. Kemi me u kënaq, kemi me u miqësua më mirë kemi me e njohur komunitetin, kanë me njohur Kosovën mysafirët", u shpreh ai.

Drejtori i organiztaës "Up with People" për Evropën, Brad Bungum u shpreh shumë i kënaqur me mirëpritjen që iu është bërë atyre në qytetin e Gjakovës.

Ai tha se grupi që kanë ardhur në Gjakovë përbëhet nga gjithsej 105 studentë nga 17 shtete të ndryshme të cilët këtë turne ndërkombëtar e kanë nisur në shkurt të këtij viti.

Bungum: Grupi përbëhet prej 105 studentëve

 "Grupi që është sot me ne këtu është rreth 105 studentë, përfaqësues të 18 shteteve anë e mbanë botës dhe janë në turne prej muajit shkurt. Këto dy javë kanë filluar si një ëndërr e imja para dy vitesh kur kam pasur një udhëtim në Shqipëri dhe në Kosovë. Shpresojmë që do jetë një hap drejt një ëndrre më të madhe kur në të ardhmen do të kalojmë më shumë kohë në vendin tuaj, në Ballkan dhe në regjion. Dhe jam i bindur se duke njohur përkrahjen që kemi pasur dhe mikpritjen që kemi pasur këto dy ditë deri tani dhe përkrahjen për gjatë dy viteve kjo do të realizohet", u shpreh ai.

Kurse, bashkë organizatori nga Kosova për "Up with People", Fatos Axhemi tha se përmes kësaj vizite që po i bëhet qytetit të Gjakovës po krijohet mundësi për bashkëpunim më të gjerë i të rinjve gjakovar me ata të huaj.

Ai tutje shpalosi disa nga aktivitetet që ky grupi prej 105 studentëve nga vende të ndryshme të botës do i zhvillojnë gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Kosovë.

 Axhemi: Shfaqja muzikore në Gjakovë më 25 dhe 27 maj

"Aktiviteti i këtij dy javori do të fillojnë sot me një paradë në qytetin e Gjakovës dhe gjatë ditëve të tjera do të ketë një kalendar të aktiviteteve në bashkëpunim me organizata jo qeveritare me grupe formale, joformale në komunitetin tonë. Ndërsa shfaqja muzikore si një shenjë mirënjohje organizatës ‘ Up with People’  do të ndodh më 25 dhe 26 maj në Gjakovë, kurse e njëjta do të rishfaqet në Prishtinë më datën 1 dhe 2 qershor", ka deklaruar Axhemi.

 E nga Meksika për të vizituar Kosovën kishte ardhur Antonio Gonzalez i cili u shpreh shumë i kënaqur me mikpritjen që po u bëhet atyre nga familjet kosovare.

Këta të rinj që kanë zgjedhur Gjakovën për të përmbyllur turneun e tyre ndërkombëtar janë duke qëndruar në shtëpitë e të rinjve te shumë gjakovarë. Ndryshe, kasti i "Up with People" i përbërë nga gjithsej 105 studentë të gjithsej 18 shteteve të ndryshme gjatë këtij turneu kanë vizituar Amerikën, Belgjikën, Rusinë e disa vende tjera. /B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat