Promovohet në Stockholm romani “1803” i autorit Besim Xhelili

Kultura

Promovohet në Stockholm romani “1803” i autorit Besim Xhelili

Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:51

Nën organizimin e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Suedi “Iliria” dhe në bashkëpunim me krijuesit dhe intelektualët shqiptarë të Stockholmit me rrethinë, u mbajt një orë letrare për nder të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Me këtë rast u promovua romani në suedisht “1803” i autorit shqiptar që jeton në Vjenë, Besim Xhelili.

I pranishëm në këtë manifestim letrar dhe kulturor ishte edhe përkthyesi i romanit, suedezi dhe miku i madh i shqiptarëve, Ullmar Qvick.Për organizimin e këtij aktiviteti u përkujdesën Shuquri Sejdijaj, një aktivist i dalluar në këtë shtet, gazetar me vite të tëra i programit të gjuhës shqipe pranë radios shtetërore suedeze, Teuta Haziri, shkrimtare dhe Murat Koci, mësues, publicist dhe anëtar i kryesisë sëLidhjes së Shoqatave Shqiptare në Suedi “Iliria”.

Në pjesën e parë të programit, me vargjet e tyre u paraqitën krijuesit: Shqiptar Oseku, Afërdita Xani, Ullmar Qvick, Fahredin Berisha, Teuta Haziri, Entela Tabaku Sörman, Grentina Krasniqi, Elhame Zhitia Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Ana Tabaku (poezi nga I. Kadare), Shuquri Sejdijaj, Besim Xhelili dhe Sefer Shyti.

Në pjesën e dytë u bë promovimi i romanit në suedisht të shkrimtarit shqiptar me banim në Vjenë, me titull “1803”. Të pranishëm ishin vetë autori dhe përkthyesi Ullmar Qvick, i cili u paraqit me një vështrim të shkurtër mbi romanin. Ai u shpreh me fjalë të zgjedhura për romanin dhe ua rekomandoi lexuesve ta shijojnë.

Në pjesën e tretë të programit u shfaq filmi “Me shqiptarët e Suedisë”, me idenë dhe skenarin e Murat Kocit dhe regjinë e Arjan Melonashit.Me disa pika muzikore këtë aktivitet të ngjeshur kulturor e larmoi me një dozë të theksuar shplodhjeje maturantja Doruntina Asani, e cila me shumë emocion këndoi këngën “Moj e bukura, More”, shoqëruar me duartroktije të mëdha nga të pranishmit. Vlen të theksohet së me praninë e tyre e nderuan këtë aktivitet Ambasadori i Shqipërisë në Suedi z. Ilir Abdi, z. Genti Bendo, ministër këshilltar, dhe znj. Rozeta Fejzulla, sekretare në Ambasadën Shqiptare në Stockholm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat