Orhan Pamuk: Shqiptaret dashurojnë bukur, dashurojnë fort

Kultura

Orhan Pamuk: Shqiptaret dashurojnë bukur, dashurojnë fort

Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:43
Orhan Pamuk

Gazetarja Rudina Xhunga, kishte ecur në shumë vende për t’i intervistuar 31 shkrimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli. Përmbledhja e këtyre intervistave në librin “Shkrimtarët e shekullit” nis me nobelistin e njohur turk Orhan Pamuk, prej të cilit gazetarja kishte nxjerrë edhe opinionin e njohuritë e tij për Shqipërinë.

Gazetarja Xhunga, derisa në intervistën e saj nxjerrë në dritë shumë nga puna dhe mënyra e krijimtarisë të autorit Pamuk, i cili përmes gazetares Xhunga rrëfehet për publikun shqiptar, Xhunga në këtë intervistë prezantohet me prejardhjen e saj, duke i kërkuar kështu nga shkrimtari që të ndaj mendimet e tij për Shqipërinë.

Ai ishte shprehur se di për periudhën e izolimit të Shqipërisë dhe se tani Shqipëria po ecën në rrugën e demokracisë. Ai në këtë intervistë tregon se disa nga çështjet e Shqipërisë i ka përfshirë edhe në krijimtarinë e tij letrare, duke thënë se intelektualë turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme.

Krejt në fund gazetarja Xhunga e kishte pyetur për njërin nga personazhet e librit të tij të njohur “Stambolli”, personazh i cili paraqitet si dashuria e tij e parë, e që është një shqiptare. Pamuk e kishte arsyetuar këtë personazh me një përgjigje të shkurtër.

“Dhe përfund një pyetje që ka shkaktuar shumë kuriozitet te shqiptarët. Pse është një shqipate personazh i librit “Stambolli” si dashuria juaj e parë?”, ishte pyetja e gazetares Xhunga.“Është një shqiptare, mbase, ngaqë shqiptaret dashurojnë bukur, dashurojnë fort”, ishte shprehur Pamuk gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat