Një kitarë elektrike e Bob Dylan shiten në ankand për 495 000 dollarë

Kultura

Një kitarë elektrike e Bob Dylan shiten në ankand për 495 000 dollarë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një kitarë elektrike e Bob Dylan u shit dje për 495 000 dollarë në Nju Jork, gjatë një ankandi kushtuar ikonave të muzikës.

“Kitara, një Fender Telecaster e vitit 1965 që i përkiste Robbie Robertson, kitaristi i Bob Dylan, u përdor si nga Dylan ashtu dhe nga Eric Clapton dhe George Harrison”, sipas shtëpisë së ankandeve “Julien” që organizoi shitjen.

Ajo ishte vlerësuar rreth 400 000-600 000 dollarë.

Ajo shënoi ndryshimin nga këngëtari folk i “The Times They Are A-Changin'”, në atë elektrik me këngë si “Like a Rolling Stone”.

Mes kitarave të tjera të njohura të shitura dje bëjnë pjesë kitara e parë elektrike e George Harrison, një Hofner Club 40, shitur për 430 000 dollarë, apo një kitarë e Fender Telecaster me dru rozë e prodhuar për Elvis Presley në vitin 1968, vlerësuar 115 200 dollars.

Më shumë se 40 vjet pas vdekjes, objektet e “Mbretit” vazhdojnë të tërheqin.

Një rrip i Elvisit, shumë i dekoruar, që e kishte mbajtur në një koncert në Hawai në vitin 1972 u shit për 354 400 dollarë.

Një unazë diamanti në formë ylli, dhënë nga Elvisi për një admiruese gjatë në koncerti në vitin 1975, u vlerësua me 100 000 dollarë.

Shitja përmbante gjithashtu një numër të madh të veshjeve të skenës që ju përkisnin artistëve të ndryshëm si Elton John, Britney Spears apo Michael Jackson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat