Regjisori Mevlan Shanaj sjell të gjallë Xhanfise Kekon përmes filmit dokumentar “Koha e pelikulës” në Prizren

Kultura

Regjisori Mevlan Shanaj sjell të gjallë Xhanfise Kekon përmes filmit dokumentar “Koha e pelikulës” në Prizren

Nga: Haki Latifi Më: 19 maj 2018 Në ora: 13:24
Prizren

Mbrëmë në ambientët e kinemas „Kompleksi Europa“ në Prizren u shfaq filmi dokumentar me skenar të shkrimtares, Natasha Lako dhe regji, Mevlan Shanaj. Filmi u shfaq në prani të dhjetëra artistëve të skenës dhe ekranit, shkrimtarë, miq dhe dashamirë të filmit.

Në emër të organizatorëve të pranishmit i përshëndeti poeti dhe gazetari prizrenas, Qazim Thaçi.  Ndërsa në vazhdim, pjesëmarrësve në sallë ju drejtua regjisori Mevlan Shanaj, i cili duke i falenderuar për organizimin theksoj: “Ky film ishte një ndërmarrje e vështirë të cilin ma lehtësoi shumë ndërtimi i një skenari të goditur nga ana e autores Natasha Lako.

Profesioni i regjisores së ekranit është nga më të rrallët në botë.

Numërohen me gishtat e dorës regjisoret femra në botë.

Ne e kemi pasur fat që të kemi një të tillë, Xhanfise Kekon, që është regjisore e përmasave botërore.

Ajo ishte regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi në Shqipëri”.

Përmes këti dokumentari regjisori Shanaj, i solli dashamirëve të filmit në Prizren, pjesë të materialit dokumentar,  imazhe të nxjerra nga arkivi filmik regjistruar gjatë xhirimeve të filmave, pamje filmike nga qyteti i lindjes Gjirokastra, fotografi e letra të ruajtura nga familja, vlerësime të artistëve shqiptarë dhe të huaj, intervista me bashkëpunëtorët e saj në krijimtarinë kinematografike, etj.

Regjisoren e njohur Xhanfize Kekon, mbrëmë e njohëm më mirë për së afërmi, përmes filmave që realizoi, madje këta filma në një kohë jo të largët në Kosovë ishin të ndaluar dhe janë shikuar fshehtas.

Urime realizuesve të dokumentarit për punën dinjitoze! 

Faleminderit Mevlan Shanaj për dhuratën e bukur “Koha e pelikulës”, që na dhuruat në Prizren. Besoj, se askush nga të pranishmit, nuk e parashikonin se do të merrnin aq emocion e kënaqësi. 

Qoftë e paharruar kinoregjisorja e madhe, Xhanfise Keko!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat