Pamje që të lanë pa frymë në Ferizaj! Haliti dallon dy artistë, Bardhën e Arbrin - Bota Sot
Pamje që të lanë pa frymë në Ferizaj! Haliti dallon dy artistë, Bardhën e Arbrin

Kultura

E enjte, 24 maj 2018

Pamje që të lanë pa frymë në Ferizaj! Haliti dallon dy artistë, Bardhën e Arbrin

Nga: K.G. Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:49
Pamje mahnitëse në Ferizaj

Festivali i Muraleve ka ndryshuar pothuajse për 50 qind pamjen e qytetit të Ferizajt. Piktorë e piktore, të angazhuar deri në pikën e fundit, kush më shumë e kush më pak, me pikturimet e tyre i dhanë pamje evropiane qytetit.

Image

Gjithsesi në fokus bie edhe një shkrim i ish mësuesit të mirënjohur, Skënder Haliti, që jeton e vepron në Zvicër.

Image

Bardha Goga

Ai thur dy fjalë të bukura për dy artistë të rinj e me perspektivë. “Ferizaj në frymën e ‘MURAL FEST-2018’, dy të rinj, që premtojnë shumë për stilin e ri artistik! Bardha Goga fotografe, e cila me fotografinë po ngjitet shpejt e sigurt në majet e suksesit të fotografisë moderne.

Image

Tjetri, Arbër Ademi, jo rastësisht e indentifikoj me lokomotivë, që drejton projekte madhore rinore, të cilat afrojnë me rininë europiane.

Image

Arbri, Bardha e Skënder Haliti

Dhe, kur bisedon me ta, zbulon talentin, pasionin, vullnetin e pa thyeshëm në çdo rrethanë, për të shtyrë projektet përpara”, shkruan Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test