Diasporës shqiptare po i rrallohen veprimtarët intelektual dhe atdhetar në mesin e të cilëve hyn edhe Pjetër Nrejaj

Kultura

Diasporës shqiptare po i rrallohen veprimtarët intelektual dhe atdhetar në mesin e të cilëve hyn edhe Pjetër Nrejaj

Nga: Nue Oroshi Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:46
Pjetri edhe pse mërgoi në Gjermani ai nuk u ndalë se rreshturi për të punuar për çështjen kombtare shqiptare.

Intelektualët shqiptarë të mërguar në të shumtën e rasteve po e ndërprejnë jetën para kohe.Malli për atdheun zhgjënjimi me ecuritë politike në trojet shqiptare, kalimi i fillimit të pleqërisë së thellë largë atdheut, puna e rendë fizike e kryer vite me radhë në mërgim, po lenë gjurmë të pashlyer në shendetin e intelektualëve shqiptarë të mërguar. Këto ditë pikërisht më, 9 Maj 2018 në moshën 58 vjeçare u nda nga jeta mësuesi atdhetar dhe publicisti i vyer  e i drejtërdrejtë Pjeter Nrejaj.

Pjetri rrjedh nga familja atdhetare Nrejaj familje e cila u sakrifikue për atdhe, djalë mbas djali e brez pas brezi. Mjafton të përmendim vetëm emrin e kryeheroit të Kosovës dhe luftëtarit të dy luftërave të nacionalizmës shqiptare Mark Avdyli Nrejaj dhe bijëve të tij dhe shumë e shumë atdhetarve të tjerë. Pjetri edhe pse mërgoj në Gjermani ai nuk u ndalë se rreshturi për të punuar për çështjen kombtare shqiptare.

Për vite të tëra ishte Kryetar i Shoqatës Nënë Tereza ,Bühl Baden ku mblodhi ndima materiale dhe ndihma tjera si para luftës, gjatë saj si dhe pas përfundimit të luftës për të ndihmuar luftën dhe popullatën shqiptare. Ai nuk u mjaftua me kaq por për disa vite punoj edhe mësues në mësimin plotësues në Bühl-Baden të Gjermanisë për t'iu mësuar nxënësve shqiptarë alfabetin e bukur të gjuhës shqipe. Si çdo intelektualë shqiptarë po ashtu edhe Pjeter Nrejaj e mundonte orjentimi i mbrapshtë i disa faqezive në Kosovë që punojnë për një orjentim jashtë evropian në këtë mënyrë Pjetri ishte i drejtpërdrejtë dhe i luftonte përmes penës së tij të hollë dukuritë e tilla negative në shoqërinë shqiptare.Kohëve të fundit gjendja e tij shëndetsore ju ishte keqsuar, ku nuk bëri punë as mjeksia moderne gjermane.

Siç e kujton një mik i tij dhe i imi intelektuali Agron Shabani thotë se në një rastë gjatë bisedave private Pjeter Nrejaj duke folur për intelektualët i kishte thënë këto fjalë“ për njerzit e ditur të lirë,të pavarur ,sovran integral dhe kompetent jeta është melodi orkester ose një simfoni e bukur me njeriun e ditur si kompozitor dhe dirigjent kryesor i saj.“ Të lindësh është hyjni e të jetosh është luftë të luftosh është sakrificë të dashurosh është art ndërsa të vdesësh për jetën,artin ,kombin ,atdheun dhe dashurinë është poezi thotë miku i tij intelektualë Agron Shabani në mendimin e tij për veprimtarin, intelektualin,mësuesin dhe publicistin Pjetër Nrejaj.

Dhe në përfundim të këtij shkrimi do të thosha se intelektualët atdhetarë në Diasporë janë duke u rralluar ata po rëndojnë shendetin e tyre duke parë padrejtsitë politike.Pjetër Nrejaj është njëri ndër intelektualët e diasporës i cili këto padrejtësi i tha publikisht dhe me një guxim të pashoq qytetarë. Pjetrin e kishte renduar shumë kohëve të fundit gjendja shëndetësore dhe në bisedën e fundit kur i urova që të përmirësohet ai u përgjigj kështu:"Ishalla o burr se ju kam ra në qafë edhe fëmijeve të mij.Veq këtë vit tri herë në spital me ditë të tëra.Unë e kam një ide armikut i drejtoj gjoksin e me mikun e bëj dertin. Ju faleminderit për biseden se vërtetë më paska pas marrë malli me u degju me ju zoteri. U degjofshim për gëzime. E unë në pamundesi të dëgjimit për gëzime dhe në pamundësi për të vendosur një qiri pranë varrit të mesuesit dhe publicistit atdhetar Pjeter Nrejaj po i shkruaj këto pak rreshta në shenjë nderimi dhe përkujtimi për mikun tim veprimtar Pjeter Nrejaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat