Folku dhe turizmi bashkon në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë - Bota Sot
Folku dhe turizmi bashkon në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë

Kultura

E enjte, 24 maj 2018

Folku dhe turizmi bashkon në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:13

Ansambli “Epirus”nga Selaniku, Greqi, u shpall fitues i edicionit të 10 -të “Aulona Inter Folk Festival”, që u zhvillua përgjatë një festë tre ditore nga 12-14 maj në qytetin bregdetar të Vlorës.Por, mbrëmjen e djeshme në natën e fundit të festivalit u dha edhe një tjetër çmim, ai i 10 vjetorit të Festivalit, me të cilin u nderua ansambli nga Kina “Minnan Folk, nga qyteti Quan Zhoi.

Përgjatë tre ditëve, Vlora u pushtua nga ritmi i traditës kulturore, me këngë dhe valle popullore nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Italia, Letonia, Greqia, Sllovakia, Kina, Kosova.Drejtori i këtij festivali Sejmen Gjokoli, tha sot për ATSH-në se ”edicioni i 10-të si asnjëherë tjetër pati një performancë vërtetë të jashtëzakonshme, sepse u ngjitën në skenë mbi 300 artistë. Festivali preku të gjitha ambientet e reja social kulturore në Vlorë, si sheshi Lungomare, rrugët dhe sheshet e tjera të qytetit”.

Sipas tij, në sheshin e Flamurit pati një performancë të rrallë, ku ishte edhe skena kryesore e festivalit, në të cilën ansamblet popullore performuan për tre netë me radhë.Gjokoli tha se ky aktivitet promovoi jo vetëm kulturën dhe folkun, por mbi të gjitha edhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Përveç konkurrencës në skenë pati performanca edhe në rrugë dhe sheshe të ndryshme.Ky festival kishte edhe dimension turistik pasi grupet pjesëmarrëse shkuan edhe në kalanë e Kaninës, si dhe u promovua edhe kulinaria vendase në rivierën e Radhimës”, nënvizoi Gjokoli.

Pjesë e aktiviteteve ishte edhe parada e kostumeve popullore të artistëve pjesëmarrës në festival të organizuar në sheshin “Tre rracat”, në Vlorë.Ky festival ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i folkut europian dhe botëror dhe një promovim fantastik i sezonit turistik në qytetin bregdetar.Festivali u organizua nga Qendra Kulturore “Aulona” në Vlorë, me mbështetjen kryesore të Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Ministrisë së Kulturës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test