Fundi i kësaj jave sjellë edicionin e 8-të të POLIP

Kultura

Fundi i kësaj jave sjellë edicionin e 8-të të POLIP

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:45

Të premten më 18 maj nis edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – POLIP.Ky festival i cili hapjen e ka në Qendrën Multimedia, nis me fillim nga ora 19:30. Pas hapjes, në orën 20:00 vjen aktiviteti i parë që do të ketë Lexim dhe Muzikë me: Dragan Veliki? (SRB), Bashkim Shehu (ALB/ES), Evelyn Schalk (AT), Antoine Jaccoud (CH), Edi Mati? (CRO), Miruna Vlada (RO), Gonca Özmen (TR), Nikola Madžirov (MK).

“Festivali ‘polip’ është gjarja më e madhe letrare në Kosovë. Në këtë edicion kemi ftuar rreth 30 shkrimtarë, muzikantë e artistë nga vende të ndryshme të botës. Hyrja është e lirë. Të gjitha aktivitetet mbahen në shqip dhe anglisht. Vec leximeve, do të ketë edhe diskutime super interesante, muzikë e raki t’shpisë”, thuhet në njoftim.POLIP, i cili nisë më 18 maj do të mbahet deri më 21 maj, ku do të sjellë autorë të ndryshëm në disa panele që do të mbahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat