Erina Rrahmani nderohet me çmimin për librin më të mirë për fëmijë

Kultura

Erina Rrahmani nderohet me çmimin për librin më të mirë për fëmijë

Nga: D. Bunjaku Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:23

Erina Rrahmani poetja për fëmijë nga Prishtina, është nderuar me çmimin për librin më të mirë për fëmijë në qytetin e Fierit. Libri me te cilin eshte nderuar Erina quhet  “Endërra prej letre” i cili është edhe një dedikim për të gjithë ëndërrat e fëmijëve kudo që janë, që padrejtësisht iu mbetën në gjysmë.

Ajo ka thënë për “ Bota sot” se ndihet mjaft e nderuar që ka marrë këtë çmim nga një juri profesioniste, e posaqërisht kur dihet se ky libër është mirepritur shumë nga duart e vogla të fëmijeve. Ajo po ashtu ka thënë edhe disa fjalë për librin. “Libri fillon me ëndrrën e frikshme të Lushit, për ndarjen nga jeta e shkrimtarit Arif Demollit, për të vazhduar më pas me ëndërrat e fëmijëve Sirian, të lëna gjysmë nga padrejtësitë e të rriturve, dhe më ëndërrat e të gjithë fëmijëve të cilët i takojmë nëpër tubime letrare dhe fëmijë të të gjithë botës. Ëndërrat për tu rritur sa më shpejtë, për lojën, për dëshirat, dhe për zemrën e tyre të madhe”, është shprehur autorja Rrahmani, duke folur edhe për vlerësimin që i është bërë këtyre poezive.

Sipas saj, të vlerësohesh nga njerëz të ndritur me vlera të larta artistike, që kanë lënë aq shumë vepra pas vetës për letërsinë, vargjet e shkruara, poezinë, prozën  dhe artin në përgjithësi  do të thotë shumë.

“Ndihem shumë e nderuar që morra çmimin për librin më të mirë për fëmijë nga Panairi Kombëtar i Fierit i organizuar nga Fondacioni Harpa. Ndihem po ashtu e privilegjuar që ky çmim u nda nga një juri prej artistësh të nderuar si Akad. Klara Kodra, Prof. Nasho Jorgaqi e prof. Ymer Çiraku”. Poetja Rrahmani e cila po ashtu përfaqëson Karvanin e Shkrimtareve, ndër të tjerash ka thënë, se do të ishte shumë e lumtur që letërsisë për fëmijë, ti shtoheshin edhe shumë emra të rijnë, në mënyrë që bota e fëmijëve të stoliset me ngjyrat më të bukura të jetës dhe të mos shuhet kurrë".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat