Ministrja Kumbaro: 250 mijë euro investim për rehabilitimin e varreve ilire

Kultura

Ministrja Kumbaro: 250 mijë euro investim për rehabilitimin e varreve ilire

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:20
Pamje nga varret Ilire

Varret ilire të Selcës do t'i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi.

Lajmin e mirë për këtë trashëgimi unikale e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh.

“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III p.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. i vizituam bashke me Ambasadoren e Delegacionit Europian, Romana Vlahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar tashmë me një vlerë prej 250 mijë eurosh, për rehabilitimin e varreve, mjaft të dëmtuara nga degradimi natyror, nga mungesa prej dekadash e investimit dhe konservimit”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Në Javën e Evropës, vëmendje të veçantë iu kushtua Korçës, Pogradecit, Liqenit të Ohrit dhe varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat