Prezantohet në Torino botimi italisht i librit “Kurban” - Bota Sot
Prezantohet në Torino botimi italisht i librit “Kurban”

Kultura

E enjte, 24 maj 2018

Prezantohet në Torino botimi italisht i librit “Kurban”

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:05
Prezantohet në Torino botimi italisht i librit “Kurban”

Libri “Kurban” i kryeministrit, Edi Rama, i botuar tashmë në gjuhën italiane, është prezantuar në Panairin e Librit në Torino.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan “një surprizë e këndshme pjesëmarrja në Sallën Blu të Panairit të Librit në Torino, ku së bashku me të papërsëritshmin Vitorio Sgarbi, prezantuam botimin italisht të “Kurbanit”.

“Faleminderit Arlinda Dudajt për përkushtimin, Ada Prizrenit për përkthimin dhe Daria Bignardi-t, për parathënien, tre gra të veçanta pa të cilat libri nuk do kishte rënë dot në dorën e lexuesve italian”, citon Rama.

Libri “Kurban” i kryeministrit Rama është përkthyer edhe në turqisht./ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test