Poezia e Naime Beqirajt publikohet në Mauritani

Kultura

Poezia e Naime Beqirajt publikohet në Mauritani

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:34
Naime Beqiraj

Është botuar në “Pangolin Literary Review” në Mauritani poema "Mjellma e liqenit", e poetes së veçantë Naime Beqiraj poezi e tejndjeshme me përkthim delikat të Fahredin Shehut. Kjo revistë është njëra nga më prestigjiozet në Mauritani - shtetin e madh të Afrikës Perëndimore, të cilën e sjell për herë të parë një autore shqiptare në edicionin e saj të fundit.

Botimi i krijimtarisë së Beqirajt në “Pangolin Literary Review”, vjen pas botimit në një autori tjetër nga Kosova – Fahredin Shehut. Ky botim vjen pas botimit në Neë Jersey në rëvistën po ashtu prestigjioze letrare amerikane “The Year of the Poet te Inner Child Press” të krijimtarisë së autores, me ç’rast Naime Beqiraj kishte paralajmëruar se do të ketë edhe një sërë botimesh tjera në revista profesionale, antologji si dhe online.

Nga Shehu kuptuam se do te ketë ende përkthime dhe publikime jo vetëm të Naime Beqirajt por edhe të autorëve të tjerë shqiptarë të cilët janë të veçantë dhe krijojnë vlera të larta artistike me të cilat e prezantojnë kombin me dinjitet në arenën ndërkombëtare. Poezia e autores Naime Beqiraj, vitet e fundit ka pasur përkthime, publikime dhe pjesmmarrje në disa festivale dhe revista botërore në: SHBA, Poloni, Bullgari, Itali, Maqedoni, Bosnje, Jordani, etj. Poezia “Mjellma e liqenit” e shkruar në gegnishte pritet që bashkë me poezi të tjera të autores të prezentohet edhe në festivale e revista të tjera botërore të letërsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat