Dy sopranot kosovare në garë për çmimin prestigjioz “Operalia”

Kultura

Dy sopranot kosovare në garë për çmimin prestigjioz “Operalia”

Më: 8 maj 2018 Në ora: 18:16
Inva Mula

Dyshja e njohur e Kosovës në skenat operistike botërore vetëm sa e ka dëshmuar edhe një herë nivelin artistik.Sopranot Elbenita Kajtazi e Marigona Qerkezi do të jenë pjesë e njërës prej garave prestigjioze në nivel ndërkombëtar. Ato janë zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në konkursin e famshëm operistik “Operalia” për çmimin me të njëjtin emër.

Qerkezi e Kajtazi e kanë vlerësuar lart faktin se do të janë pjesë e garës së themeluar më 1993 nga legjenda e lirikës, Plácido Domingo. Çmimi synohet nga mbi 1 mijë veta nga të katër anët e botës. E më 2016 tenori kosovar Ramë Lahaj kishte fituar vendin e tretë.

Një tjetër emër shqiptar qe nderuar me çmimin prestigjioz të operës. Në edicionin e parë të “Operalias”, çmimin e parë e kishte marrë sopranoja me nam botëror, Inva Mula.Kajtazi e Qerkezi do të performojnë në Lisbonë të Portugalisë, në edicionin e sivjetmë që do të mbahet nga 27 gushti deri më 2 shtator në “Teatro Nacional de Sao Carlos”.

“Përzgjedhja ime është një hap tjetër i rëndësishëm i rrugëtimit tim si artiste. Do të paraqitem me pjesë që personifikojnë dhe identifikojnë personalitetin tim si artiste qoftë teknikisht ashtu edhe artistikisht. Janë akoma në proces pune”, ka thënë Kajtazi.E Qerkezi ka thënë se është privilegj që të jetë e përzgjedhur për këtë garë të madhe. I është dashur të ndajë disa ditë nga shkaku i garës prestigjioze

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat