Kori sinodal i Moskës koncert në Berat

Kultura

Kori sinodal i Moskës koncert në Berat

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:43
Kori

Bashkë me Patriakun e Moskës dhe gjithë Rusisë, në Shqipëri po qëndron edhe kori sinodal i Moskës, i famshëm në të gjithë botën për interpretimin e këngëve fetare sipas traditës ortodokse.

Të parët që kishin mundësinë të dëgjojnë interpretimet e tyre ishin qytetarët e Beratit.

Për më tepër se dy orë besimtarë të krishterë ,por jo vetëm,kanë ndjekur të mbërthyer nga emocionet koncertin.

Dirigjenti i Korit Sinodal të Moskës, Aleksej Puzakov,është shprehur se,korri ka mbërritur në Shqipëri prej 1-muaji në kuadër të vizitës së Patriarkut të Moskës, Kirill dhe dy koncertet që do të mbahen në vendin tonë ishin përgjegjësi e madhe.

Puzakov: Kjo do të ndihmojë të njihemi dhe bashkëpunojmë më mirë me njëri-tjetrin. 

Për drejtuesit e Bashkisë së Beratit, ky koncerti mori rëndësi të vecantë për promovimin e bashkëjetesës fetare,

Vec Beratit, kori sinodal i Moskës mbajti një koncert edhe në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat