Inva Mula dhe Filharmonia e Maqedonisë, të dielën së bashku në Tetovë

Kultura

Inva Mula dhe Filharmonia e Maqedonisë, të dielën së bashku në Tetovë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 14:02
Inva Mula

Këngëtarja e njohur Inva Mula do të mbajë një koncert në Tetovë.Një ndër zërat më të mirë shqiptarë me famë botërore dhe pushtuese e skenave klasike më të fuqishme në botë, do të koncertojë bashkë me Filarmoninë e Maqedonisë në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Koncerti do të fillojë në ora 19:00, me datë 29 prill.Koncertin do ta dirigjojë Gridi Kraja ndërsa Mula do të jetë kësisoj pjesë e edicionit të gjashtë të Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat