Në Sarajevë prezantohet seriali më i ri rajonal “Në konak te Hilmija”, luan aktori kosovar Ilir Tafa

Kultura

Në Sarajevë prezantohet seriali më i ri rajonal “Në konak te Hilmija”, luan aktori kosovar Ilir Tafa

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:32

Në Kinemanë e Sarajevës “Meeting Point” dje u mbajt një konferencë për shtyp për serialin më të ri rajonal “Konak kod Hilmije” (Në konak te Hilmija), ku luan aktori kosovar Ilir Tafa.

Ky serial komedi, me skenar të Feda Isoviç dhe regji të Elmir Jukiç, që është koproduksion i Davor Purishiç dhe Nebojsha Garica, na kthen prapa në kohën e okupimit të Sarajevës gjatë luftës së Dytë Botërore, transmeton Gazeta KNN.

E gjithë ngjarja zhvillohet në shtëpinë e “Hilmija”, në të cilën vijnë për vizitë të gjithë, duke nisur nga komunistët ilegalë, ustashat, çetnikët, ushtarët te divizionit Handzhar e deri tek ushtarët gjermanë dhe komandanti i qytetit Shtumbafirera Shillinga, ku njëri-tjetrit i bëjnë komplote para ‘hundëve’ dhe ku tensionet etnike bëhen më pak të rëndësishme se sa interesi material/personal.

Në këtë konferencë për shtyp morën pjesë edhe aktorët e këtij seriali: Emir Hadzhihafizbegoviç, Marko Cindriç, Ilir Tafa, Almir Kurt, Emir Z. Kapetanoviç, Adnan Omerovi?, Miki Trifunov dhe Dino Sarija.

“Në konak te Hilmija” gjithçka është e mundur. Historia është thjesht një rrëfim, jo një detyrim i rreptë faktik. Shikuesve të këtij seriali i’u ofrohet një lojë e shkëlqyer e aktorëve në këtë komedi.

“Loja është mjaft dinamike, aktrimi i shkëlqyeshëm. Sipas tematikës dhe personazheve, “Në konak te Hilmija” shfaqet situate e pazakontë komike, në të cilën kemi mbledhur një ekipë të mrekullueshëm të aktorëve. Presim me padurim reagimin e publikut, sepse në të flasim për historinë e vitit 1941, ndërsa po e luajmë në kohën e tashme”, tha regjisori i serialit Elmir Juki?.

Seriali “Konak kod Hilmije” (Në konak te Hilmija) do te fillojë transmetimin në Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi me 7 maj ne kanalin “Top”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat