Piktura e Modigliani mund të thyejë rekord në New York

Kultura

Piktura e Modigliani mund të thyejë rekord në New York

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:12

Një rekord i shitjeve pritet që të ndodhë në shtëpinë e ankandit Blockbuster në New York.Piktura me një grua lakuriqe të cilën e ka realizuar piktori Amedeo Modigliani pritet që të shitet për 150 milionë dollarë në këtë ankand.

Sotheby ka zbuluar të martën se piktura mund të shndërrohet në një nga veprat me çmimin më të shtrenjtë që është vendosur ndonjëherë në ankand.Ky punim do të udhëheqë shitjen në mbrëmjen e Sotheby kushtuar artit të impresionizmit dhe atij modern, më 14 maj, dhe do të jetë piktura më e shtrenjtë nga vlerësimi i saj në maj.

Rivali i saj i madh do të jetë “Vajza e Re me një shportë me lule” e Pablo Picasso, e cila shitet në Christie si pjesë e Koleksionit Rockerfeller me 8 maj.Piktura nuk ka të ngjarë të bëhet më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në ankand.

Ky titull mbrohet ende nga piktura Leonardo da Vinçit e cila u shit në ankand vitin e kaluar për 450 milionë dollarë. Renditja e dytë është një pikturë nga Picasso e cila u shit për 179 milionë dollarë në 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat